TIRANE - Aleanca “Kuq e Zi” ka deklaruar sot se ka prova dhe fakte te abuzimeve gjate procesit te regjistrimit te popullsise.
Ne nje deklarate per shtyp perfaqesues te aleances theksojne se po ndjekin me shqetesim te thelle procesin e regjistrimit ndersa shtojne se ne shume raste myslimanet vetedeklarohen me kombesi greke.
Gjithashtu perfaqesues te aleances theksojne se ka te dhena se shume anketues po perdorin laps per plotesimin e formularit duke lene hapesira per abuzim dhe ndryshime te te dhenave.
“Shume qytetare po fotokopjojne formularin e regjistrimit per ta perdorur si dokument ne Konsullaten Greke. Perfaqesues te Ambasades Maqedonase u kane kerkuar qytetareve ne zonen e Gollobordes te deklarohen me kombesi maqedonase.
Gjithashtu, kane kerkuar perzgjedhjen e disa regjistruesve ne keto zona. Me mijera militante partiak jane kontraktuar si regjistrues duke kontrolluar politikisht kete proces e duke u shperblyer me mundesi punesimi nga ana tjeter. Shume prej te punesuareve si anketues nuk kane kualifikimin e duhur arsimor per te qene pjese e ketij procesi, sipas parametrave te kerkuar nga BE”, thuhet ne deklarate.
Aleanca gjithashtu thekson se regjistrimi eshte nje proces antikushtetues dhe i pambeshtetur ne asnje dispozite te legjislacionit shqiptar.
Nderkohe qe anketuesit qe po kryejne regjistrimin e popullsise ne terren nuk kane te drejte te bejne verifikim te deklarimit te qytetarit duke i kerkuar ketij te fundit dokumenta, si pasaporte apo karte identiteti.
Drejtorja e INSTAT, Ines Nurja shpjegon se deklarimi i qytetarit eshte i lire dhe shkruhet ashtu sikurse ai deklaron.
Categories: