KOSOVE - BE duhet t`i ushtroje trysni Serbise per vazhdimin e bisedimeve te ndermjetesuara, qe jane nderprere muajin e kaluar, tha shefja e ekipit negociator te Kosoves, Edita Tahiri pas takimit me ministrin e Jashtem te Sllovenise, Samuel Zhbogar ne Lubjane.

Sipas saj, BE-ja si ndermjetesuese ne dialog ka mjete te rendesishme per t’i detyruar palet per bashkepunim. Ajo ka fajesuar qeverine e Serbise per kete situate dhe eshte shprehur se BE-ja duhet ta shperbleje Prishtinen me “raporte kontraktuale”, deri ne fund te vitit, per rolin konstruktiv te Kosoves deri tani.

"Gjithashtu i kemi kerkuar BE-se qe nese ka mungese bashkepunimi nga pala serbe atehere konstruktiviteti i Kosoves ne dialog duhet te shperblehet duke i dhene Kosoves mundesine per te perparuar drejt BE-se dhe kerkresa jone konkrete eshte qe deri ne fund te vitit ne do te duhej te hynim ne marredhenie kontraktulae me Bashkimin Evropian", ka thene zv/kryeministrja Edita Tahiri.

Duke folur per veriun, Tahiri ka thene se barrikadat jane ne kundershtim me vlerat evropiane, dhe se ato do te hiqen ne bashkepunim me faktorin nderkombetar, e ne menyre te moderuar. Nderkohe, Zbogar ka thene se Kosova ka vertetuar edhe njehere se dialogu eshte rruga e vetme per te ecur perpara. Ai ka thene se pas Raportit te Progresit Kosova do te marre rekomandime konkrete nga BE-ja per rrugen e saj te integrimit.

Categories:

Leave a Reply