Në orët e para të mëngjesit të së martës katër të dënuar në burgun e Fushë-Krujës tentuan që të arratiseshin nga qelitë.
Këta të dënuar për të realizuar planin e tyre të arratisjes kanë dëmtuar murin e brendshëm të dhomës së tyre, kanë prerë hekurat e dritares dhe kanë dalë nga qelia ku qëndronin. Ata janë pikasur nga polici i shërbimit, i cili ka njoftuar menjëherë forcat e tjera të policisë së burgjeve.
Të dënuarit nuk arritën të finalizonin qëllimin e tyre, pasi janë neutralizuar nga punonjësit e sigurisë së burgut.
Pas tentativës për arratisje, Altin Kodra i dënuar me 22 vjet burg, Gëzim Guri, Fran Marashi dhe Prel Vucaj, të tre të dënuar me burgim të përjetshëm, janë izoluar në dhoma të vecanta
Categories: