Kjo i ndodh nje vajze tre vjecare e prekur nga nje semundje shume e rralle qe e con te provoje deshiren per te ngrene objekte te jo te ngrenshme.
Shkurtin e kaluar pothuajse vdiq pasi kishte ngrene nje llambe te vogel drite qe e kishte hequr nga abazhuri i komodines se saj.
Nje dreke nje tulle
Vogelushja quhet Natalie Hayhurst, jeton ne Amerike, ne Indiana, dhe eshte ne rrezik te vazhdueshem te helmimit.
Nje nga vaktet e saj te fundit kishte si gjelle kryesore nje tulle te tere.
Per nenen Coleen, 31 vjec, beteja eshte e perditshme dhe shkurajuese, “Edhe pse e dime qe eshte e demshme, deshira e saj eshte teper e forte, ha nje tulle me te njejtin neps me te cilin nje femije ha nje biskote apo cokollate”.
Patologjia
Semundja eshte karakterizuar nga nje deshire e forte per substanca jo ushqimore.
Zakonisht baza eshte mungesa e hekurit, por ne rastin e femijes amerikane patologjia duket te jete me e rrenjosur dhe e veshtire per tu c’rrenjosur.
Natalie duhet te monitorohet vazhdimisht dhe per kete nena e vajzes ndihmohet nga bashkeshorti dhe nga djali i tyre pese vjecar.
Por mjafton vetem nje moment hutimi per te krijuar demin, heren e fundit qe doli jashte kontrollit hengri llampen dhe perfundoi ne spital.
Rrezik i vazhdueshem
Mjeket i jane neshtruar nje operacioni per te hequr copat e xhamit dhe i kane shpetuar jeten.
“Nuk numerohet heret qe kemi lajmeruar ndihmen e shpejte, shpjegon e ema, e cila jeton me nje ndjenje ankthi te vazhdueshem”. Nese vogelushja ha dicka helmuese pa u vene re ne kohe mund te humbasi jeten.
Categories: