Londer: Mire se erdhet ne rrugen e miliardereve. Ne Londer e quajne keshtu, sepse “Kensington Palace Gardens” eshte rruga me numrin me te madh te miliardereve ne kryeqytetin me te pasur te Europes. Nga Roman Abramovich tek sulltani i Bruneit, ja kush ka zgjedhur te bleje shtepi ketu. Miliona kilometra larg nga lagjet ku ne gusht shpertheu revolta e te varferve


Kuptohet menjehere qe nuk eshte nje rruge si te tjerat. Nje porte e madhe prej hekuri pengon hyrjen e makinave dhe dy police vendosin se cilat vetura do lene te hyjne, madje kontrollojne edhe kembesoret. Edhe per gazetaret, hyrja nuk eshte e lejuar. Duhet marre nje leje e shkruar me pare.


Policet, sipas informacioneve i perkasin “Diplomatic Protection Group”, njesise speciale te Scotland Yard, dedikuar mbrojtjes se trupit te huaj diplomatik. Ambasada te ndryshme, dy prej te cilave te konsideruara ne rrezik per shkak te atentateve, ajo e Izraelit dhe Rusise, figurojne mes ndertesave. “Kensington Palace Gardens”, eshte ky emri i rruges se mbyllur per trafikun. Policet jane aty per te mbrojtur ambasadoret, por edhe banoret e tjere te kesaj zone, pjesa me e madhe e te cileve kane me shume se dy truproja personale. “Kensington Palace Gardens” eshte ana tjeter e medaljes: vendi ekonomikisht me i larget nga Hackney dhe nga periferite e tjera te Londres, ku muajin e kaluar shperthyen protestat, dhuna dhe plackitjet qe tronditen kombin. Trazirat qe i vune flaken vendit tregojne me se mire se deri ku ka arritur hendeku mes te pasurve dhe te varferve ne metropolin me te madh te Europes. Secila prej rezidencave luksoze qe “zbukuron” “Billionaires’ Roe,”, “luginen e miliardereve”, sic e kane cilesuar gazetat dhe televizionet, kushton mesatarisht 24 milione euro. Shume prej njerezve me te pasur te botes kane zgjedhur te banojne aty.


Si per shembull, Lakshmi Mittal, mbreti indian i celikut, i pari ne klasifikimin vjetor te “Times” mbi nje mije me te pasurit e Britanise se Madhe, qe ne vitin 2004 bleu nje nga keto shtepi nga Bernie Ecclestone per rreth 65 milione euro. Por, dy vjet me vone Mittal bleu po ne kete rruge nje tjeter vile, per 134 milione euro nga Noam Gottesman, nje tjeter pasanik londinez. Mes fqinjeve te tij eshte Jon Hunt, themelues i “Foxtons”, nje nga agjencite imobiliare me te mira te kryeqytetit britanik. Ne nje tjeter cep te lagjes banon miliarderi rus i naftes, Leonid Blavatnik, qe eshte duke ndertuar nje strukture nentokesore me pishine, palester dhe kinema private. I ardhuri i fundit ne kete rruge eshte Roman Abramovich, qe disa jave me pare bleu nje vile te mrekullueshme per rreth 100 milione euro. Jo rastesisht, ne versionin anglez te monopolit, rruga me vleren me te larte ka qene “Mayfair”, ndersa tani eshte “Kensington Palace Gardens”. Kete e certifikon dhe nje raport i nje agjencie imobiliare, qe sapo e ka zgjedhur si “rruga me e shtrenjte e Mbreterise se Bashkuar”. Shtepite e saj vlejne mesatarisht 100 here me shume se banesat mesatare britanike. Mes rezidenteve te saj, ka edhe nga ata me gjak blu. Behet fjale per sulltanin e Bruneit. Nje tjeter mbret i ardhshem eshte edhe princi William, qe ka zgjedhur “Kensington Palace”, pallati ku u rrit me nenen e tij, Diana, si rezidencen londineze per vete dhe gruan e tij Kate, ne periudhen ku cifti nuk do te qendroje ne banesen modeste te Uellsit, afer bazes se “Air Force” ku ai kryen sherbimin. Nese 20 milione sterlina per nje shtepi ju duken shume, gjithcka eshte relative: nje garsoniere ne “Hyde Park One”, kompleksi me i kushtueshem ne bote, i inauguruar ne janar ne krah te parkut londinez me te njejtin emer, kushton rreth 4 milione sterlina dhe secili prej kater apartamenteve ne katin e fundit u shit per 150 milione. Te pasurit ne Londer nuk kane munguar kurre, por tashme ajo eshte bere atdheu i super te pasurve, kryeqyteti i “Rich-stan”, sulltanati i pasurise, sic shkruhet ne nje liber. Nga 81 mije persona te shperndare mes Europes, Azise dhe Amerikes, me nje pasuri mbi 50 milione euro, per 3 mije prej tyre ajo shkon ne 500 milione euro dhe per rreth nje mije, ne nje miliarde apo me shume.


Nga keta nje mije, me shume se 500 jetojne ne Londer dhe shume te tjere ne qytetet perreth. “Pjesetare te nje super elite, te nje komuniteti nderkombetar qe jeton ne nje realitet te ndare, ne nje bote te ndryshme, te paimagjinueshme nga njerezit e zakonshem”, - shkruan Chrystia Freeland, editorialiste e “Financial Times”, ne “Plutocrats”, nje liber qe ka investiguar me detaje kete super-klase. Por si e kane bere nje pasuri te tille? Pjesa me e madhe, rreth 47 per qind, e kane vene vet pasurine, duke perfituar nga globalizmi dhe nga revolucioni informatik, dhe vetem 16 per qind e ka trasheguar ate. Perqindje qe 60 vjet me pare ishin e kunderta: atehere pjesa me e madhe e kishin pasurine te trasheguar, dhe pjesa me e vogel e kishte ndertuar vete. Por nje tjeter element karakterizon keta super pasanike te rinj: ligjet dhe ndryshimet politike qe i favorizojne, apo ulja e taksave per investimet. Kjo eshte teza kryesore qe pershkruan librin “Take-All Politics”, i cili flet per fenomenin e super te pasurve, ku shkruhet: “Nje shoqeri e semure, nen ciklonin e nje pabarazie te papare ndonjehere qe nga koha e ‘Depresionit te madh’ ne vitet ‘30. Te vish ne ‘Kensington Palace Gardens’ per t’i hedhur nje sy ‘lugines se miliardereve’, nuk do ishte keq. Por, me shpresen se policet do ju lene te hyni”.

Categories:

Leave a Reply