Duket e pabesueshme, por nje gomar do te kandidoje per kryetar bashkie te qytetit te Varnes, ne Bullgari, ne zgjedhjet qe do te zhvillohen ne 23 tetor.

Gomari me emrin Marko eshte perzgjedhur nga partia Shoqeria per Bullgarine e Re ne shenje proteste ndaj kryetarit aktual te bashkise, Kiril Yordanov.

Angel Dyankov, drejtori i fushates elektorale i kesaj partie, theksoi: “Ndryshe nga kandidatet e tjere te partive te medha, Marko ka nje karakter te forte, nuk vjedh, nuk genjen dhe i shkon deri ne fund puneve.”

Nga ana tjeter, Yordanov e ka quajtur kete iniciative si “aspak dinjitoze”.

Dyankov u pergjigj: “Yordanov ka te drejte. Mendoni pak se si mund te ndihet Marko kur te dale ne platforme se bashku me nje idiot si kryetari i bashkise.

Nuk do te ishte dinjitoze per cdo gomar qe ka nje minimum respekti per veten.”

Categories:

Leave a Reply