TIRANE - Kryeminsitri Berisha ka deklaruar se brenda vitit 2012 do te finalizohen 125 projekte dixhitale ne administraten shqiptare ndersa deklaroi se cdo punonjes i saj duhet te pajiset me certifikate per perdorimin e programeve te kompjuterit.

Duke folur ne mbledhjen e qeverise, kryeministri Berisha theksoi se do te behet gjithcka per te zhdukur cdo barriere dhe pengese ne menyre qe lundrimi ne internet te jete i mundur per cdo qytetar te ketij vendi.

“Sherbimet dixhitale jane me transparentet, me te shpejtat ,me te sigurtat dhe kjo qeveri do t`ia ofroj qytetareve te ketij vendi” ka theksuar Berisha.

Duke kerkuar qe finalizimi i projekteve te behet brenda vitit 2011, kryeministri Berisha theksoi se ky eshte nje objektiv madhor qe do te realizohet ne 100 vjetorin e pavaresise se Shqiperise.

“Shqiperia dixhitale ne 100 vjetorin e pavaresise”- ky eshte objektivi i qeverise shqiptare.

“Eshte e domosdoshme te rishqyrtoni te gjitha projektet ne perputhje me buxhetin e shtetit. Perparesi ne buxhetin e vitit te ardhshem kane projektet e moshes dixhitale... pasi vetem dixhitalizimi mund te ofroje sherbimet me te shpejta dhe me transparente"- deklaroi Berisha.

“Do bejme gjithcka qe tregu i 3G te behet sa me kompetitiv”- premtoi me tej kryeministri ndersa shtoi se "po pergatisim kuadrin ligjor per 4 G".

“Ambicia jone per te arritur kufijte e kesaj moshe eshte shume e madhe.“- nenvizoi Berisha.

Categories:

Leave a Reply