Përkundër gjithë zhurmës për autobiografinë e paautorizuar të themeluesit të Wikileaks, Julian Assange, libri ka shitur vetëm 644 kopje në tri ditët e para të daljes në shitje, duke rezultuar një dështim për nga pritshmëritë.
Ndërsa Assange kishte kaluar me dëshirë më shumë se 50 orë duke u intervistuar për librin dhe kishte bashkëpunuar me botuesit e Canongate, ai më vonë ndryshoi mendje.
Assange tërhoqi dëshminë dhe autorizimin e tij për librin, por shtëpia botuese Canongate vendosi ta publikojë atë, nën titullin; “Julian Assange: Autobiografia e Paautorizuar.”
Polemikat që përfshinë Assange dhe shtëpinë botuese para publikimit të librit u mendua se rritën interesin për të, por sipas Nielsen BookScan, libri u rendit në vendin e 50-të si libri më i shitur i dites, ndërsa i 537-i në klasifikimin e përgjithshëm të javës.
Pavarësisht se botuesit kanë thënë se performanca në shitje e librit është një “maratonë dhe jo një vrap i shpejtë”, njerëzit duket se nuk janë shumë të interesuar për detajet e jetës së Assange, specialistët e justifikojnë me faktin se, gjithçka nga jeta e tij njerëzit e kanë marrë nga interneti.

Categories:

Leave a Reply