Çifti amerikan nga Tenesseey u regjistrua në librin e rekordeve Guinness falë dashurisë romantike.
Lauren dhe David Blair ripërtërinë betimin e martesës 100 herë – dhe atë çdo herë në një vend tjetër, shkruan Newslite.
Çifti Blair jeton së bashku për gati 30 vjet. Ata ishin martuar të njëjtin vit që u njohën. Të dy kishin pasur përvojë jo të këndshme romantike para se ta njiheshin dhe menjëherë e kuptuan se ishin të lindur për njëri-tjetrin.
“Më pëlqen ta shoh Davidin në sy. E di që ky njeri do të më dashurojë deri në vdekje. David me siguri do të pranojë që edhe më tutje të vazhdojmë të martohemi nga fillimi për shkak të muajit të mjaltit”, tha Lauren Blair.
Categories: