Bashkethemeluesi i kompanise Apple dhe shefi i saj ekzekutiv, Stiv Xhobs vdiq ne moshen 56 vjecare pas nje beteje te gjate me kancerin e pakreasit qe nga viti 2003 dhe nje transplantimi te melcise ne vitin 2009.

Kompania e teknologjise kompjuterike beri njoftimin dje vone, duke thene se ajo humbi vizionarin dhe gjeniun e saj krijues, ndersa bota humbi nje njeri te mrekullueshem. Ne njoftimin e Apple thuhet se “ne qe kemi patur fatin emadh ta njihnimi dhe te punonim me Stivin kemi humbur nje mik te shtrenjte dhe nje instruktor frymezues”.

Ne njoftimin e kompanise thuhet gjithashtu se shpirti i tij do te jete pergjithmone ne themelet e Apple-s.

Presidenti Barak Obama shprehu ngushellimet ne nje deklarate me shkrim, duke thene se Xhobs ishte mes novatoreve me te medhenj amerikane.

Zoti Obama tha se Xhobs “riperkufizoi te gjitha industrite”, e beri Internetin “jo vetem te perdorshem, por edhe te kapshem dhe argetues” dhe arriti ate qe ai e pershktoi si perspektive te rralle historike te ndryshimit ne veshtrimin tone te botes.

Xhobs dha doreheqjen nga posti i shefit ekzekutiv te gjigandit te tekonologjise ne muajin gusht.

Ai u lind me 24 shkrut 1955 dhe u rrit ne Kaliforni, ne ate zone qe u be e njohur si Lugina Silikon, qender industrise amerikane te teknologjise. Ai nuk mbaroi studimet universitare.

Ne vitin 1974, Xhobs la punen qe kishte si teknik i ne nje kompani lodrash video dhe shkoi ne Indi per te gjetur iluminizmin shpirteror. Kur u kthye seandejmi, ai dhe shoku i tij, Stiv Voznjak filluan te punon ne garaxhdin e shtepise se Xhobsit per kompjuterin e pare Apple.

Vdekja e Stiv Xhobs vjen nje dite pasi kompani njoftoi per iPhone-in e shumepritur, i afte per t’iu pergjegjur komandave zanore.

Categories:

Leave a Reply