Pritej nga Anjeza qe shtatori te sillte te reja, pas vazhdes se koncerteve te veres te cilat ende nuk kane perfunduar, edhe pse stina kaloi.

Kengetarja konfirmon se sapo ka regjistruar kengen e saj me te re, te cilen per publikun momentalisht po e le surprize. Ajo qe thekson eshte se kenga nuk do te jete pjese e Festivalit te 50, te Kenges ne RTSH.

Titulli eshte vendosur por ende nuk behet publik. Sipas saj kenga do te kete ritem dhe vjen ne nisje te nje sezoni te ngjeshur artistik.

Kujtojme qe kjo kenge, vjen jo shume kohe pas suksesit te Anjezes ne bashkepunim me Dren Abazin dhe Zig Zag Orkestra, me hitin, ‘Ti dhe Une’

Categories:

Leave a Reply