Jeta jonë është përplot me premtime. Ç’është e vërteta, disa nga premtimet tona nënkuptohen dhe nuk thuhen. Ne e ndërtojmë jetën tonë përreth tyre. Ekziston edhe një lloj i posaçëm i premtimeve, të cilat duhet të zgjasin për një kohë të gjatë, madje gjersa të jemi gjallë.

Është një gjë shumë e natyrshme që njerëzimi ka zhvilluar një traditë të shkëmbimit të dhuratave, të cilat do të shërbejnë si përkujtues të premtimeve të rëndësishme. Duket sikur një gjë e përkryer që unazat e premtimit – të cilat nënkuptohet që janë të vlefshme – u përzgjodhën si dhuratat më të çmuara të zotimit në mes të njerëzve.

Nuk ka arsye të dyshojmë që përdorimi i unazave si dhurata është po aq i vjetër sa edhe tradita e mbajtjes së tyre. Unaza e gishtit me vulë personale shpesh konsiderohet si zbulim i egjiptianëve, kurse posedimi i një unaze të tillë tregonte autoritet dhe pushtet.
Megjithatë, në kohën e grekëve antikë, vetë origjina e unazës së gishtit ishte e lidhur me idenë e zotimit dhe përqendrimit të vazhdueshëm në një gjë të vetme.

Në Romën Antike, Anulus Pronubus (unazat e fejesës) përbëheshin nga dy unaza, në formë të dy disqeve ovale, me emra të gdhendur të çiftit të fejuar. Në fillim, këto unaza bëheshin nga hekuri i lirë.
Në Angli, gjatë shekujve 15-të, 16-të dhe 17-të Posie Rings (unazat e dashurisë) arritën kulmin e popullaritetit. Ato shpesh përdoreshin si simbole të dashurisë, besnikërisë dhe martesës në një të ardhme të afërt.

Mbajtja e unazës shpesh komunikon një lloj mesazhi ndaj vetes dhe ndaj mbarë botës. Meqë truri i majtë është përgjegjës për aspektin logjik dhe e kontrollon dorën e djathtë, është gjë e logjikshme të mendohet që mbajtja e unazës në dorën e djathtë paraqet një veprim logjik dhe të qëllimshëm si dhe dëshirën për ta kontrolluar jetën dhe veprimet e dikujt tjetër. Meqë truri i djathtë e kontrollon dorën e majtë dhe kreativitetin, unazat në dorën e majtë paraqesin besim, kreativitet dhe qëndrim. Mbajtja e unazave në ndonjë gisht të caktuar zakonisht është e lidhur me dëshirën për ta rritur fuqinë me të cilën është i lidhur ai gisht.


Gishti i madh

Domethënia e mbajtjes së unazës në gishtin e madh – Fuqia e vullnetit
Gishti i madh paraqet logjikën dhe fuqinë e vullnetit, kujdeset për personalitetin tonë dhe i kontrollon veprimet tona. Ky gisht është simbol i fuqisë si dhe i mendimeve të pavarura dhe lirisë.

Gishti tregues

Domethënia e mbajtjes së unazës në gishtin tregues – Autoritet dhe Ambicie
Ky gisht paraqet nevojën tonë për ta rritur egon tonë dhe për të krijuar autoritet dhe fuqi. Ky gisht po ashtu lidhet me aftësi drejtuese dhe ambicie. Mbretërit mbanin unaza në gishtin tregues sepse njerëzit mendonin që ky gisht ishte shumë i fuqishëm.

Gishti i mesëm

Domethënia e mbajtjes së unazës në gishtin e mesëm – Identitet dhe Materializëm
Ky është gishti më i gjatë dhe për këtë shkak shpesh është i lidhur me qëllimin tonë në jetë. Njerëzit të cilët mbajnë unazë në këtë gisht, zakonisht kanë dëshirë të jenë në qendër të vëmendjes.

Gishti i unazës

Domethënia e mbajtjes së unazës në gishtin e unazës – Emocione, Kreativitet dhe Guxim
Mbajtja e unazës në gishtin e unazës paraqet lidhjen me zemrën, meqë mendohet se ky gisht është i lidhur me arterien e cila kalon në zemër. Për këtë arsye, ky gisht shpesh lidhet me ndjenjat tona të dashurisë dhe përkushtimit. Nëse unazën e ka blerë vetë personi i cili e mban unazën, atëherë ajo paraqet egoizëm, mendjemadhësi dhe besim në talentin personal.



Gishti i vogël

Lidhjet: Unazat në gishtin e vogël paraqesin siguri në biznes dhe lidhje personale.
Ky gisht është simbol i fuqisë dhe përkushtimit ndaj të tjerëve. Meqë është i kundërt me gishtin e pavarur, ky gisht shpesh është i lidhur me qëndrimet tona ndaj njerëzve të tjerë, me jetën tonë private dhe botën materiale; ky gisht i del përballë botës dhe kujdeset për ne, ashtu siç kujdesen për ne edhe miqtë tanë të vërtetë. Mbajtja e shumë unazave zakonisht është shenjë që personi i caktuar dëshiron ta tërheqë vëmendjen e njerëzve të tjerë.

Përveç informatave lidhur me kuptimin e mbajtjes së unazave në gishta të ndryshëm, është me rëndësi të kuptoni që mbajtja e unazave mund të jetë në të njëjtën kohë tradicionale dhe jashtëzakonisht kreative. Në vijim mund të lexoni për llojet më të shpeshta të unazave:

Unaza para-fejesës

Shumë çifte të dashuruara ndjejnë që ekziston një fazë në lidhjen e tyre kur ende nuk janë gati për fejesë, por në anën tjetër, ndjenja e përkushtimit të ndërsjellë në mes tyre është tashmë mjaft e fuqishme.
Unazat e sinqeritetit

Ky është një variacion më i ri i unazave të zotimit, të cilat shpesh njihen edhe si unaza të pastërtisë morale. Në fillim, këto unaza ishin shumë të lira por kohëve të fundit, këto unaza kanë evoluar në stilin e tyre dhe tani shpesh bëhen nga ari, titani ose platini. Këto unaza i mbajnë tinejxherët e gjinisë mashkullore dhe femërore.

Unazat e zotimit të cilat simbolizojnë lidhje ekskluzivisht monogamie

Kur dy të dashuruar nuk janë të interesuar të martohen ose të fejohen menjëherë por në anën tjetër dëshirojnë ta konfirmojnë dashurinë e madhe dhe përkushtimin që kanë për njëri-tjetrin, ata i shkëmbejnë këto unaza ose njëri nga partnerët fillon ta mbajë këtë unazë në mënyrë alternative. Këto unaza i ngjajnë shpesh unazave të martesës, meqë janë të bëra nga ari dhe zakonisht kanë diamante të posaçme.

Unazat e miqësisë

Edhe pse nënkuptohet që rëndësia emocionale e unazave të miqësisë nuk është aq e madhe në krahasim me unazat e lidhjeve romantike, unazat e miqësisë megjithatë kanë një traditë mjaft të gjatë. Unazat e miqësisë nuk kërkojnë ndonjë luks të posaçëm dhe këto unaza mund t’i mbajnë si meshkujt ashtu edhe femrat.

Unazat e zotimit të cilat shërbejnë për të na përkujtuar premtimin e dhënë

Unazat e tilla mund të mbahen në mënyrë që personi i caktuar t’i përmbahet fuqishëm zotimit të dhënë për një qëllim ose çështje personale. Njerëzit mund të fillojnë t’i mbajnë këto unaza në raste kur dëshirojnë ta lënë përgjithmonë abuzimin me pije alkoolike ose lëndë narkotike, pirjen e duhanit ose ndikimet dhe dukuritë e tjera negative. Unazat e zotimit të këtij lloji mund të fitojnë në peshë kur personi vendos të gdhendë një mbishkrim, në të cilin përmblidhet betimi ose zotimi i tij.

Categories:

Leave a Reply