”Gjithmone eshte menduar se meshkujt jane me te parashikueshem se femrat, mirepo kjo iu ndihmon ne gjetjen e partneres”,- shprehen ekspertet. Meshkujt me pare pranojne karakteristikat e tyre te personalitetit dhe iu permbahen atyre.
Ndersa femrat nuk jane aq te qendrueshme dhe jane te prira per te ndryshuar, ne fakt ato pershtaten varesisht nga rrethanat.
Zbulimi i realizuar nga Universiteti Exeter, tregon se meshkujt kane sjellje te parashikueshme ne rrethana te ndryshme, ndersa femrat e kuptojne dhe e vleresojne kete cilesi te gjinise se kundert.
Zbuluesit thone se kjo sjellje e meshkujve eshte rezultat i evolucionit, qe ndodh ne bazen e seleksionimit gjinor. “Meshkujt kane evoluar ne baze te gares ndermjet tyre per te fituar simpatine e femres”,- kane rezultuar studimet e ketij universiteti.
Femrave iu pelqen t’i parashikojne veprimet e meshkujve, sepse kjo iu ndihmon ne vendosjen e lidhjeve afatgjate te mbushura me besim dhe qendrueshmeri.
Categories: