Mbetje antike të dy krijesave, që besohet të jenë njerëzore, janë gjetur në Afrikën Jugore, të cilat mund të ndryshojnë mënyrën se si ne paraqesim origjinën tonë, raporton BBC.
Fosili i vjetër 1,9 milion vite, së pari ishte cilësuar si e tillë në vitin 2010 dhe i është dhënë emri ‘Australopithecus sediba.’. Mirëpo ekipi i cili ndodhet prapa zbulimit kësaj radhe ka ardhur me analiza më të thella dhe më të detajuara.
Disa të dhëna të publikuara në ‘Science Magazine’, në lidhje me gjetjet, thotë se pamjet që shihen në tru, këmbë dhe duar tek ‘Australopithecus sediba’, sugjerojnë që kjo krijesë ishte në linjë të evolucionit të drejtpërdrejtë të njerëzimit, ose ndryshe siq njihet ‘Homo sapiens’.
Professor Lee Berger nga unifversiteti i Witwatersrand-it në Johannesburg, tha se “Kemi studiuar zonat kritike të anatomisë të cilat janë përdorur vazhdimisht për të identifikuar qeniet njerëzore”.
Teoritë thonë se njerëzit modern mund të besojnë në teorinë ku thuhet s eprejardhja jonë vie nga krijesa e njohur si ‘Homo erectus’, e cila ka jetuar mbi një milion më parë. Kjo ‘kafshë’ sipas shumë palaeoantropologjist, mund të kishte origjinën në një kohë edhe më primitive, siq njihen ‘Homo habilis’ dhe ‘Homo rudolfensis’.
Mbetjet e eshtërave të gjetur janë të një femre dhe mashkulli, ku besohet të ishin nëna dhe i biri. Ata ty dy besohet të kishin vdekur në një aksident tragjik, të cilët i hodhi në një shpellë pse i la ata të ngujuar aty.
Categories: