Kampionati italian i futbollit, Serie A, këtë fundjavë do të sjell dy derbi. Kryendeshja e kësaj xhiroje do të zhvillohet nesër mbrëma, ku ekipi më i trofeshëm i Italisë, Juventus, e pret kampionin aktual, Milan. Kurse sonte, Interi e pret Napolin në Giuseppe Meazza, në një tjetër ndeshje mjaft interesante.
Fiorentina e Valon Behramit luan me Lazion e Lorik Canës, kurse Novara e Samir Ujkanit e pret Catanian. Ndërkaq, Cesena e Erjon Bogdanit do të luajë kundër Chievos së Përparim Hetemajt.

Categories:

Leave a Reply