Alergjite nga pluhuri perfaqesojne 75 per qind te alergjive te frymemarrjes. Prandaj do te shohim se cilat jane disa nga masat qe duhet te merrni per te perballuar periudhen e vjeshtes.

Pluhuri, alergjiku numer 1

Nese alergjite nga pluhuri jane te pranishme gjate gjithe vitit, ka periudha kur simptomat jane me te dukshme sidomos ne fillim te vjeshtes dhe kjo nuk eshte e rastesishme. Vjeshta eshte nje periudhe kur rrime me shume ne shtepi dhe fillojme te mbyllin dritaret e mund te ndezim dhe ngrohesit, te gjithe keta faktore ndikojne ne shtimin e pluhurave.

Simptomat

Shfaqja me e zakonshme eshte kur kemi gjate gjithe kohes hundet e zena. Simptoma pak te kendshme, sidomos kur na sjellin probleme me frymemarrjen, kur fleme apo edhe dhimbje koke per dite te tera. Nje situate e tille mund te coje edhe ne astme.

Prandaj, disa masa duhet te merren per ta menjanuar, ate duke nisur qe nga ajrosja e shtepise, nje veprim qe duhet te behet edhe kur ditet jane me te fresketa. Eshte mire qe edhe dyshekun ta zgjidhni sintetik, nuk duhet te jete me pupla apo prej leshi. Po keshtu, eshte mire qe te lahen rregullisht dhe perdet e mbulesat.

Mos harroni qe pluhuri qendron dhe ne ushqime. Po keshtu, nese mbani kafshe ne shtepi, eshte mire qe mos t’i fusni ne dhomen e gjumit dhe aq me pak te mbani bime te gjelbra, ku eshte vendi i preferuar i pluhurave.

Sipas mjekeve, keshillohet qe te kryhet nje test me pare per te kuptuar nese jeni alergjik apo jo dhe me pas te zgjidhni vendin se ku do te jetoni, ne pershtatje me kushtet tuaja shendetesore.

Categories:

Leave a Reply