Pjesët e satelitit shkencor që peshonte 6 tonë tanimë janë shkatërruar dhe sipas burimeve të NASA- besohet se procesi i rënies së tyre tani ka përfunduar. "Rënia" e pjesëve të satelitit 6 tonësh nuk ishte e kontrolluar fare nga faktori njeri e as nga "prodhimet" e tij.


Pjesët e satelitit shkencor që peshonte 6 tonë tanimë janë shkatërruar dhe sipas burimeve të NASA- besohet se procesi i rënies së tyre tani ka përfunduar. Sidoqoftë është duke u punuar në konfirmimin final të asaj se a ranë copëzat dhe thërmijat e tij në Tokë apo jo, dhe në cilën pjesë të rruzullit kanë rënë ato.
Charles Liu, astrofizicient i Planetariumit “Hayden# në SHBA i ka deklaruar rrjetit televiziv CNN, se rëniet e trupave të huaj në tokë është diçka që ka ndodhur vazhdimisht gjatë historisë dhe se i vetmi dallim kësaj radhe është se në tokë do të bien mbetjet (debrisi) i një trupi të punuar nga vetë dora e njeriut.
Ai ka përjashtuar rrezikun për jetën e njeriut.
Rënia e debrisit të satlitit ka pushtuar titujt e shumicës së mediave botërore. Raportimet e gazetarëve që u referohen kryesisht burimeve brenda NASA-s, janë shoqëruar me pamjet e shumta të regjistruara nga rrugëtimi i pjesëzave të sateliit në tokë, por edhe me video incizimet e projektuara përmes të cilave shkencëtarë të shumtë, kryesisht astrofizicientë parashikonin trajektoren e udhëtimit.
Sipas tyre deri në orën 12:45 (sipas kohës ETD) , pjesëzat e satelitit kanë kaluar pjesën dërmuese të hapsirave qiellore mbi Kanada Afrikë, pjesë të mëdha të saj mbi Pacifik, Atlantik e Oqeanin Indian.
NASA po vazhdon përpjekjet për të konfirmuar lokacionin dhe kohën e sakt kur debrisi u fut në atmosferën e planetit tonë. Eventualisht s kur dhe ku e preku tokën, janë të dhëna që NASA ka premtuar ti shpalojë së shpejti. Një gjë e tillë pritet të konfirmohet nga Qendra strategjike e saj, transmetojnë shumica e mediave.
“Shkencëtarët nuk kanë qenë në gjendje që të gjejnë kohën e sakt dhe lokacionin e arritjes së pjesëve të satelitit UARS në tokë për shkak të ndryshimeve që ai ka pësuar t[ shtresën e sipërme të atmosferës, por ata besojnë se kjo ka ndodhur dje në periudhën kohore prej orës 11:45 të ditës së djeshme e deri sot kah ora 12:45 ( EDT).
Sateliti UARS është trupi më i madh i që është shkatëruar gjatë “udhëtimit” të tij në atmosferë pa u kontrolluar nga faktori njeri. Diçka e ngjashme ka ndodhur me stacionin laboratorik të NASAs i ci ngjashëm me UARD-in, kishte rënë nga “qielli” gjatë vititi 1979. Stacioni rus i gjithësisë, është poashtu “trup” që ka rënë në Tokë, mirëpo si shkruan agjencia Rojters, rënia e të njejtit ishte e kontrolluar. Ky i fundit ka rënë në Oqeanin Pacific më 2001.
Sipas këtij mediumi NASA rëndom ka plane të rifutjes së trupave satelitor nga gjithësia në Tokë, por kësaj radhe për UARS-in një plan i till nuk ka ekzistuar, edhepse staliti peshonte rreth 6 tonë.
Sateliti shkencor UARS është lancuar në orbitën e gjithësisë në vitin 1991 për të studiuar ozonin dhe kemikaliet e tjera prezente në atmosferën e planetit Tokë. Misioni i tij ka përfunduar në vitin 2005 dhe prej atëherë ka filluar të humb funksionalitetin dhe ka filluar të tërhiqet nga gravitacioni i tokës. Pjesa dërmuese e tij është djegur gjatë rrugëtimit në atmosferë, por 26 pjesë të tij që të gjitha së bashku peshonin diku rreth 500 kg, duket se kanë shpëtuar dhe ndodhë se kanë përfunduar diku në Tokë.
23 Shtator, 2011 • 20:01
Sateliti do të bie në Tokë (me video)
Pjesa më e madhe e satelitit është e rëndë 150 kg. mëson Info Globi nga burimet brenda NASA-s. Grimcat e tij , sipas të dhënave të fundit të NASA-s do të bien në oqean ose në ndonjë pjsë të pabanuar . Orbita nëpër të cilën do të kalojnë pjesët e tij përfshinë qiellin prej Kanadas e deri tek Amerika Jugore, mëson Info Globi nga burimet brenda NASA-s.
Washington: NASA ka kumtuar se pritet që mbetjet jofunksionale të satelitit, të rëndë 6 tonë, të bien në tokë sonte ose nesër. Lokacionet e rënies, ende janë të panjohura. Shkencëtarët prognozojnë se sateliti do të bie diku në rripin mes 57 shkallë në veri dhe 57 shkallë në jug të gjerësisë gjeografike, ku jetojnë shumë njerëz.
Pritet që 26 pjesë të satelitit, që kishte shërbyer për qëllime hulumtuese, mos të digjen në rrugëtimin drejt atmosferës së Tokës. Nuk dihet saktë se ku do të bien copëzat e tij, transmeton AFP.
Por, NASA konsideron se rreziku për jetërat e njerëzve është skajshmërisht i vogël dhe se për 50 vjet të hulumtimit të kozmosit, nuk është shënuar asnjë rast i lëndimit si pasojë e rënies së objekteve nga kosmosi. Njohuritë më precize për zonat ku sateliti mund të bie, do të dihen vetëm disa orë para rënies.
Ekspertët rus presin që mbetjet e satelitit jofunksional amerikan do të bien në Oqeanin Indian, në veri të ishullit të pabanuar të arkipelagut Kroze, bënë të ditur Itar –Tass.
Këtë, agjencisë shtetërore i ka deklaruar Aleksej Zolotuhin, përfaqësuesi zyrtar i Ushtrisë kosmike. Ndërkohë, në Shoqatën astronomike “Rugjer Boshkoviq” të Serbisë, thonë se rrënja e satelitit pritet sonte, por, mund të ndodh edhe të shtunën.
Pjesa më e madhe e satelitit është e rëndë 150 kg. mëson Info Globi nga burimet brenda NASA-s. Grimcat e tij , sipas të dhënave të fundit të NASA-s do të bien në oqean ose në ndonjë pjsë të pabanuar . Orbita nëpër të cilën do të kalojnë pjesët e tij përfshinë qiellin prej Kanadas e deri tek Amerika Jugore.
Kalimi i tij mund të shihet edhe me syrin e rëndomtë të njeriut, njoftojnë mes tjerash këtu.
Televizioni amerikan CBS ka transmetuar pjesë të rrugëtimit të satelitit nga kozmosi në Tokë, ashtu si iajnë orezantuar këtij mediumi incizimet nga një astronom amator francez.
Pamjet mund ti shihni në lidhjen http://www.youtube.com/watch?v=6zxAoVu2ksQ

Categories:

Leave a Reply