Te jetuarit ne menyre te shendetshme dhe me gjate shpesh varet edhe nga stili i jetes qe zgjedhim te bejme. Specialistete e shendetit dhe dietologet e ndryshem sygjerojne disa keshilla te cmuara qe mundesojne fillimin e nje strategjie kunder plakjes duke u perqendruar te gjerat me te vogla te jetes se perditshme.
1. Te ushqyerit ne menyre te ekuilibruar dhe inteligjente: Ndryshimet hormonale qe shfaqen kryesisht rreth moshes 40-45 vjecare cojne drejt rritjes se nivelit te kolesterolit dhe rrjedhimishte ne krijimin e semundjeve kardiovaskulare. Nje kujdes i vecante duhet treguar per te kufizuar konsumimin e ushqimeve me origjine shtazore, perjashtim ben peshku. Gjithashtu eshte i keshillueshem edhe shtimi i sasise se ushqimeve te pasura me fibra si makarona, perimet e ndryshme, produkte te pasura me omega 3 dhe 6 qe gjenden te frutat e thata dhe te peshku. I rendesishem eshte edhe shtimi i produkteve me perqindje te larte te vitamins C si luleshtrydhet, portokallet, etj. Pervec kujdesit per perzgjedhjen e ushqimeve duhet te kujdesemi qe te ekspozohemi ne diell per te pakten 30 minuta ne dite sepse rrezet e diellit dihmojne trupin per te ulur kolesterolin me ane te nje, nje substance te nevojshme per te sintetizuar vitaminen D3, vitamina qe stimulohet nga prania e diellit.
2. Mbajtja e trupit drejte: Statistikishte pas moshes 50 vjecare rreth 80% e grave vuajne nga artriti. Per te shmangur nje ngarkese te tepert ne nyjet e gjymtyreve duhet te tregohemi te kujdesshem per te mos rritur shume peshen mbi to dhe per kete nevojitet nje mbajtje drejte e trupit tone per te shperndare peshen e tij ne pika te ndryshme te trupit. Ne tryeze nuk duhet te teprohet me konsumin e mishit. Kujdesuni qe te mos e keni ne gatimet tuaja me shume se 3 here ne jave.
3. Mos hiq dore nga masazhet: Dobesimi i muskujve te barkut dhe zakonet e keqija te stilit te gabuar te jeteses favorizojne kapsllekun. Keshillohet qe te perdoren laksative kimik dhe natyrale me origjine bimore si edhe kivi, qumesht, etj dhe masazhet e ndryshme te cilet ndihmojne jo vetem ne ctendosjen nervore dhe muskulare, por edhe ne qarkullimin e mire te gjakut dhe funksionimin me te mire te organizmit .
4. Te shplodhesh kembet: Ndryshimet hormonale, nje menyre jetese sedentare dhe predispozicioni gjenetik jane disa komponente qe mund te krijojne varice ne kembe. Ne perpjekje per te parandaluar krijimin e variceve dhe problemeve me qarkullimin e gjakut duhet te te shplodhim kembet duke i ngritur mbi nivelin e trupit. Per te ruajtur elasticitetin dhe per te rritur fortesine e mureve te venave eshte e domosdoshme nje sasi flavonoidesh, antioksidante me origjine nga perimet e kuqe.Gjithashtu duhet te shmangen sandalet dhe kepucet me shume taka dhe me rripa shtrengues te cilet pengojne qarkullimin normal te gjakut. Shume e rendesishme eshte te ecni sa me shume ne vend qe te qenroni ne te njejtin vend pa levizur.
5. Te mbrosh kockat me uje: Per te rritur prezencen e kalciumit ne trupin tuaj duhet te pini minimum 1 lite e 50 mililiter uje ne dite dhe te konsumoni cdo dite ushqime qe permbajne vitaminen K si (brokoli, lulelakra, spinaqi) te cilat ndihmojne ne rritjen e densitetit mineral te kockave.Ato qe duhen shmangur jane ushqimet e kripura.
6. Te ulesh hipertensionin: Hipertensioni shfaqet pergjithesisht pas moshes 40-vjecare si pasoje e reduktimit te estrogjenit, hormonet qe influencojne ne sistemin vaskular. Per t'iu kundervene rritjes se presionit te gjakut eshte shume i dobishem Tai Chi, nje praktike lindore qe konsiston ne pirjen cdo dite te nje gote lengu domateje ose perberje frutash me perqindje te larte te kaliumit dhe lykopenit qe ndihmojne ne normalizimin e qarkullimit te gjakut. Ajo qe duhet te beni eshte edhe shmangia e te gjitha situatave qe provokojne stres te tepert dhe negativ dhe konsumimin e pijeve te demshme si Coca-Cola, pije energjike, etj.
Categories: