TIRANE - Presidenti i Republikes, Bamir Topi nderoi sonte me Urdhrin “Nderi i Kombit”, aktorin e shquar te skenes dhe kinematografise shqiptare, Reshat Arbana.
Ne nje ceremoni te vecante te organizuar sonte ne nje mbremje festive te mbushur me figura te njohura te Tiranes, intelektuale dhe artdashes, familjare dhe miq, pas ekzekutimit te himnit kombetar dhe leximit te dekretit te dekorimit Kryetari i Shtetit i dorezoi zotit Arbana urdhrin e larte dhe dekretin perkates ne shenje vleresimi “Urdhrin “Nderi i Kombit” me motivacionin: "Aktorit te shquar te teatrit dhe kinematografise, i cili me interpretimin mjeshteror dhe origjinalitetin e tij u be nje artist popullor e shume i dashur per publikun, rolet e te cilit kane pasuruar me vlera te reja kulturen kombetare.”
Presidenti Topi, ne castin kur po i dorezonte aktorit te shquar Urdhrin e larte ne shenje nderimi dhe respekti per ato role qe i ka dhene artit shqiptar theksoi se: “duke pare nje veper qe ka mbetur ne memorien e kombit dhe duke pasur parasysh faktin qe juve ju duan njerezit ne Shqiperi, shqiptaret ne Kosove e Maqedoni, ne Mal te Zi e ne diaspore, kudo.
Keni interpretuar dhjetera filma, keni interpretuar vepra te Fishtes, te Ali Asllanit, por edhe te njerezve te thjeshte. Sinqerisht asnjehere nuk ju kam pare me te emocionuar se sa sonte. Juve ju duan, sepse kane arsye t’ju duan, sepse ju jeni nje aktor i madh dhe sepse keni mbetur shume i thjeshte dhe jeni nje njeri fisnik. Ju jeni pjese e tyre dhe kam nje detyrim institucional, por edhe nese do te kisha qene pjese e thjeshte e shoqerise, do te isha bere pjese e propozimit per t’ju dhene kete titull.”
Duke e falenderuar Presidentin Topi per nderimin e larte qe iu be, zoti Reshat Arbana u shpreh se ndihet shume i gezuar, shume i emocionuar dhe teper i respektuar.
Categories: