U nis si një festë beqarie e paharrueshme dhe ia arriti qëllimit.

Tetë meshkuj duhet t’i nënshtrohen testit për të provuar atësinë pas festës së beqarisë së njërit prej tyre, festë e cila degjeneroi në orgji.
Festa ka zgjatur disa ditë dhe u zhvillua në një qytet të Gjermanisë. Tetë meshkujt, për të festuar kishin marrë një balerinë striptiste. Por, mesa duket jo gjithçka ishte planifikuar siç duhet. Në fund të shfaqjes, striptistja 20 vjeçare e gjeti veten në shtrat me të tetë meshkujt.
Tashmë, 20 vjeçarja ka një fëmijë 16 muajsh, atësia e të cilit ajo pretendon se është e njërit prej tetë meshkujve që kishte festuar kohë më parë. Për këtë ajo ka depozituar një kërkesë në gjykatën gjermane. Gjykata vendosi që të kryhet testi i atësisë.
Sipas vendimit të gjykatës dhe ligjit gjerman, 8 “partnerët” do t’i nënshtrohen testit të ADN-së për të verifikuar se cili prej tyre është babia i fëmijës. Pas testit, babai detyrohet të paguajë një shumë të caktuar mujore për mirërritjen e foshnjes së tij.

Categories:

Leave a Reply