TIRANE - Nje 16-vjecar qellon per vdekje me arme gjahu babane e tij. Ngjarja e rende ka ndodhur ne fshatin Shengjergj te Tiranes, duke tronditur banoret e zones.
I mituri L.Muca, sipas policise ka ka vrare nga pakujdesia me nje arme gjahu, babane e tij shtetasin Kujtim Muca, 43 vjec.
Menjehere ne vendngjarje kane shkuar forcat e policise te cilat kane arrestuar 16-vjecarin ndersa ne cilesine e proves materiale u sekuestrua arma e gjahut teke e kalibrit 12 mm, me nr. 0185, se bashku me nje gezhoje, me te cilen eshte kryer krimi dhe qe posedonte pa leje.
Nderkohe materialet ne ngarkim te tij i kane kalaur prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per konsumim te vepres penale te “Vrasjes nga pakujdesia”.
Nderkohe qe vetem dy dite me pare nje tjeter krim shokoi opinionin, kur nje 72-vjecar ekzekutoi me sepate djalin e tij. 72-vjecari Njazi Kromollari ka goditur me sepate te birin Kudret Kromollari pasi ky i fundit kishte shkuar ne banese ne gjendje te dehur dhe kishte goditur brutalisht te dy prinderit e tij.
Sakaq, ne grindje e siper, 72-vjecari ka marre sepaten dhe e ka goditur 3 here radhazi ne koke viktimen, duke i shkatuar keshtu vdekjen e menjehershme.
Categories: