GJIROKASTER - Spiro Qiro, 71 vjec nga fshati Vllaho-Goranxi nga Komuna e Dropullit te Poshtem eshte arrestuar, pasi ne vendin e quajtur Bregu i Glines poshte fshatit Gline, i ka vene zjarrin nje siperfaqe kullote te marre me qera nga komuna. Arsyeja e zjarrvenies sipas te arrestuarit, ka qene rigjenerimi i saj.

Mirepo flaket e zjarrit si pasoje e eres se forte, dolen nga kontrolli dhe per pasoje, u perhapen me shpejtesi duke prekur nje siperfaqje te madhe kullote. Bilanci i demeve te shkaktuara nga zjarrvenia ishte 1 ha kullote e djegur dhe shkurre prone e fshatit Gline.

Flaket kane rrezikuar seriozisht edhe disa banesa ne hyrje te fshatit Gline, por nderhyrja e menjehershme e forcave zjarrfikese dhe te forcave te policise perfshire edhe banoret e zones, kane bere te mundur neutralizimin dhe shuarjen e plote te zjarrit.

Categories:

Leave a Reply