Supermodelja izraelite ka postuar ne Twitter nje imazh ku ekzalton format e saj. Ajo është një nga modelet më të famshme në botë, e njohur sidomos për format e saj trupore. Prandaj është e kuptueshme që Bar Refaeli të kërkojë të tregojë trupin e saj të mahnitshëm në Twitter, sa herë që i jepet rasti. Supermodelja izraelite ka publikuar një imazh të vetes me bikini tepër të holla, duke marrë rreze, teksa i ka vënë diçiturën "Life is a Beach" (Jeta eshte plazh).
Faktikisht, fotoja është kapur nga sipër dhe Bar shfaqet kokëposhtë, në një kohë kur ka vënë edhe syze dhe me të dyja duart tregon shenjën e paqes, me dy gishtat. Kjo foto e pushimeve erdhi vetëm pak ditë pasi modelja ishte në Barcelona, për të mbështetur ekipin spanjoll në ndeshje kundër Real Madridit. E për më tepër ajo përfitoi nga rasti për të bërë edhe një foto me Xavi.




Categories:

Leave a Reply