Vrasja e një vajza 18-vjecare, 11 javeshe shtatzënë ka shkaktuar reagim të madh në opinionin publik. Dhjeta e dhjetra mesazhe nga njerezit e thjeshtë bërë në forume, blogje e rrjete sociale dënojnë ashpër krimin monstruoz si dhe bëjnë thirrje për ndëshkim maksimal ndaj vrasësit. Po i tillë ka qenë dhe një deklarim në ‘Facebook’, ku këngëtarja Julka Gramo ka postuar një status të fortë ku kërkon që autori të masakrohet gati në të njëjtën mënyrë.
“Këtij 82 vjeçarit MONSTËR që prej vitesh ka abuzuar jo me një, por disa vajza të reja, t'a kapin e t'ja presin atë mikun mes këmbëve (meqe nuk i rri rehat) pastaj t'i presin gishtat, një e nga një (ato gishta që mbajtën thikën e i prenë kokën vajzës që kishte një tjetër jetë brenda vehtes)... Pastaj t'a hedhin në një qosh të errët (sikur t'a hidhnin në greminë akoma më mirë) e t'a linin në një dhimbje të paktën fizike (se shpirt ai s'ka) deri sa të ndërronte jetë”.
Sipas Julkës, ky ndëshkim duhet për këdo që kryen vepra të tilla të rënda.
“.... Kështu të bëhet shembull për të gjithë ata 40-50-60-70 apo 80 vjeçarë që nuk u rrinë "miqtë mes këmbëve" rehat...”.
Julka u bën thirrje adoleshentëve që hasin në ngacmime të tilla, të mos heshtin, ndërsa prindërve të jenë më të kujdesshëm dhe më të pranishëm në jetën e fëmijëve.
“Të gjithë ju adoleshentë që hasni në ngacmime nga kushdo qoftë, flisni, tregoni dhe mos kini frikë... njerëzit monstra duhen ndëshkuar!!! Kurse ju familjare kini kujdes për fëmijët tuaj... duhet patjetër të ketë diku një shenjë që diçka e tmerrshme po ndodh me fëmijen tuaj!!!”.

Categories: