Ajo do mbetet pa dyshim nje nga personazhet me te famshem te “Big Brother Albania”. Adelajda, vajza nga provinca e Kavajes u kthye ne nje fenomen kur ishte ne shtepine e “Big Brother”. Shume e dashuruan per guximin qe tregoi me pjesemarrjen e saj ne kete loje, shume te tjera kane ndenjur nete pa gjume duke shijuar cdo moment te lidhjes qe ajo krijoi brenda ne shtepi me Bjordin, nje djalosh simpatik i cili jetonte jashte.
Menjehere pas perfundimit te lojes cifti nisi nje bashkejetese ne Tirane, duke u shnderruar ne nje nga ciftet me simpatike te qytetit. Pas mese tre vjetesh lidhjeje vjen lajmi i ndarjes se ciftit. Bjordi eshte larguar prej muajsh ne Itali, ndersa Adela vazhdon karrieren e saj ne Tirane. Por duket se kjo histori eshte mbyllur tanime per ciftin dhe kane vazhduar secili jeten e tyre.
Kohet e fundit Adela eshte duke shijuar lidhjen e saj me nje koleg te sajin gazetar, lidhja ka muaj qe shkon me se miri. Madje persona te afert me Adelen thone qe kane nisur bashkejetesen.
Categories: