Kjo foto e presidentit amerikan, Barack Obama, ka acaruar shumë turqit.Njeriu më i fuqishëm në botë është ulur në tavolinën e tij të shkrimit në Zyrën Ovale. Në njërën dorë ka një receptor, në tjetrën në tjetrën një shkop bejsbolli. Obama po flet me kryeministrin turk, Recep Tayyip Erdogan.
Në Turqi fotoja shihet si një fyerje. Politikani i opozitës, Metin Lutfi Baydar thotë: “Kjo foto tregon se nga kush i merr urdhrat kryeministri ynë”.
Vetë Shtëpia e Bardhë thotë se e ka publikuar foton për të treguar atmosferën e çlirët mes dy udhëheqësve kur komunikojnë.
Erdogan vetë thotë se Obama është një mik, të cilit nuk i mungon respekti dhe sjellja e mirë.
Para dy vitesh Obama publikoi një foto duke folur me kryeministrin izraelit, Netanjahu, ndërkohë që kishte këmbët mbi tavolinë.
Categories: