TIRANE - Me 28 nentor i gjithe kryeqyteti do te pushtohet nga nje varg aktivitetesh kushtuar 99-vjetorit te pavaresise se vendit.
Pas zbukurimit disa dite me pare te bulevardit kryesor te Tiranes me flamuj kuq e zi, qe sollen atmosferen e pervjetorit te 99-te te Dites Kombetare te Pavaresise ne kryeqytet.

Nje mori aktivitetesh jane programuar nga Bashkia e Tiranes, ku sheshet kryesore te kryqytetit do shnderrohen ne qendra argetimi per te rritur e femije, panaire, kenge, animacione, shfaqje cirku, valle tradicionale e gjithcka tjeter qe do te sjelle atmosfere te vertete festive kete fund nentori.Atmosfera festive do te perfshije edhe qytetin simbol te pavaresise, Vloren.

Ndersa politika shqiptare pritet ta festoje e ndare edhe Festen e Pavaresise. Axhenda e Presidentit, Kryeministrit, Kryetares se Kuvendit si dhe e kryetarit te PS-se eshte e ndryshme per diten e sotme.

Vetem ne mbremje, rreth ores 19:00 pritet ndoshta qe te gjithe te bashkohen, ne pritjen zyrtare qe do te organizoje Presidenti i Republikes, Bamir Topi, ashtu si cdo vit.

Kryeministri Berisha, sipas programit, te hartuar qe nje dite me pare, nga protokolli i Kryeministrise do ta nise diten e sotme me vendosjen e kurorave ne varrezat e deshmoreve, ne Memorialin “Nene Shqiperi”. Se bashku me te do te jene edhe kryetarja e Kuvendit si dhe kreu i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha.

Nderkohe qe ne te njejten ore, Presidenti Bamir Topi do te jete ne Sheshin e Flamurit, ne qytetin e Vlores, pikerisht aty, ku Ismail Qemali ngriti flamurin kuq e zi, per te shpallur ne 1912, pavaresine e Shqiperise.

Nga ana tjeter, kreu i opozites do te festoje sot, me shqiptaret e Kosoves, pas takimeve te shumta qe ka zhvilluar atje per dy dite me radhe. Opozita do te nderoje neser deshmoret e Kombit, me ceremoni te thjeshte, ne Varrezat e Deshmoreve, ashtu sic ka bere perhere.

28 Nentori do te shenoj shume aktivitete edhe ne Kosove, Maqedoni dhe ne te gjitha trojet shqiptare. Per nder te Dites se Flamurit shqiptare te shumte kane mesyre drejt Prishtines dhe Tiranes per ta festuar kete date te rendesishme ne kalendarin e festave te shqiptareve.

Aleanca Kuq e Zi qe prej te shtunes ka marshuar nga Vlora drejt Prishtines me nje flamur gjigand kombetar. Kryeqyteti i Kosoves, Prishtina eshte mbuluar me flamuj te shumte kombetare ndersa nuk do te mungojne edhe aktivitete te ndryshme festive.

Ne Maqedoni gjithashtu jane parashikuar nje sere aktivitetesh me rastin e shenimit te Dites se Flamurit. Gati ne te gjitha komunat e banuara me shqiptare jane organizuar manifestime te ndryshme per te shenuar kete pervjetor te 99-te. Ne Shkup do te organizohet nje koncert festiv ne sheshin “Skenderbeu” nen organizimin e Levizjes “ZGJOHU”, Shoqates studentore “Dardania”, ndersa mbeshtetur nga Komuna e Cairit dhe Ministria e Ekonomise. Ne Institutin per Trashegimi Kulturore Shqiptare jane parashikuar aktivitete festive letrare.

Ne Tetove, Gostivar, Diber, Kumanove, Struge gjithashtu jane parashikuar aktivitete festive te organizuara nen patronazhin e komunave dhe shkollave, e organizatave joqeveritare dhe kombetare.

Categories:

Leave a Reply