Pasi humbi gishtin e madh te njeres dore ne nje incident pune, nje marangoz ne Britanine e Madhe vendosi qe te zevendesonte gishtin e humbur me gishtin e madh te kembes.

Historia e 29-vjecarit James Byrne u pasqyrua te merkuren nga e perditshmja “Daily Mail”. Kirurget i vendosen fillimisht gishtin e tij te vertete, por pavaresisht lidhjes se nervave, ai mbeti jofunksional.

Perballe nje zgjedhje te veshtire, marangozi u beri te qarte mjekeve se kishte absolutisht nevoje per nje dore te plote, pasi ndryshe nuk do te ishte ne gjendje te permbushte punen e tij. Zgjidhja? Ne punen e tij, 29-vjecarit i duhet dora dhe jo kemba.
Si rrjedhoje, dy muaj me pare, ai amputoi gishtin e madh te kembes, duke e vendosur ate ne dore dhe dy muaj me pas, ka ai eshte teresisht funksional, edhe pse ngjan cuditshem.

”Nuk do ta kisha menduar asnjehere qe do te funksiononte, por mjeket me dhane garancite e nevojshme. Jam ne gjendje te leviz gishtin me lehtesi dhe ta perthyej ashtu si pjesa tjeter e dores. Vendimi per te kryer kete operacion ka qene me i sakti i jetes sime”, shprehet 29-vjecari. “Kur me takojne njerez qe nuk e dine, me pyesin se cfare ka ndodhur, pasi eshte shume i madh dhe kur i them te verteten gati gati nuk e besoje”.

Categories:

Leave a Reply