TIRANE - Nderron jete ne moshen 82-vjecare politikani dhe shkrimtari Sabri Godo.
Godo kishte dale prej pak ditesh nga spitali, ku qendroi i shtruar prej me shume se 10-ditesh ne gjendje te rende, por humbi jeten ne banesen e tij. Sabri Godo u shtrua me urgjence ne reanimacionin e Senatoriumit me 22 nentor, pasi vuante prej 7 muajsh nga nje semundje e rende ne mushkeri.
Godo eshte nje nga figurat me te shquara te politikes shqiptare, por jo vetem. 82-vjecari aktualisht mbante postin e kryetarit te Asamblese Kombetare te Partise Republikane te Shqiperise, e themeluar prej tij ne vitin 1991 nderkohe qe e ka udhehequr PR-ne per 7 vjet.
Ai ka qene deputet i Kuvendit te Shqiperise ne dy legjislatura, ku ka ushtruar detyren e kryetarit te Komisionit te Ceshtjeve Sociale dhe te atij te Politikes se Jashtme. Si shkrimtar, ai ka pasur veprimtari te dendur ne publicistike, vecanerisht ne revisten "Hosteni", ku ka botuar mbi tri mije faqe e shkrime kritike me pseudonime.
Categories: