Shkodra, kjo toke e pjellshme e kultures mbarekombetare shqiptare vjen ne librin e Zj.Elektra Capaliku, me tilullin kuptimplote “EX LIBRIS SCODRAE”, si nje punim shkencor me burime te vjetra e te reja i ndare ne tete kapituj. Kapitujt te ndare nenkapituj te vegjel, gje qe per autoren e librit eshte konceptuar ne menyre qe te ofroje lexuesve te ketij libri nje lexim sa me fuksional te tij. Ne kapitullin e pare jepet “AB IMMEMORABILI”, “EX LIBRIS SCODRAE” me nentituj: “Shpypshkronjat ne Shkoder’’, “Tregtimi i librit”, “Pasurimi i biblotekave”, “Biblografet shkodrane”. Autorja Capaliku e nis rrefimin me historine e Shkodres ne periudhen ilire e me pas me principaten e Arberit.
Deri para pushtimit osman Shkodra ishte nje kryeqender e kultures ne Arberi e pertej saj. Shfaqja e Bushatllinjeve shume vjet me vone e rilind kete qytet ku nisi kalimi i sistemit nga nje ekonomi natyrore ne sistemin e ekonomise se tregut. Shekulli XIX e gjeti Shkodren ne hapat e para te kapitalizmit dhe krijimit te borgjezise. Numeroheshin 3500 dyqane, 50 firma grosiste, 130 firma tregtare qe i kishin agjencite e veta ne Venecia e deri ne Liverpool e qe kerkonin njerez te shkolluar per t’u perballur me boten e madhe te konkurrences me te huajt. Kur Porta e Larte nxori nje dekret ku vendoste barazine mes shtetasve muslimane e te krishtre te Perandorise, ajo iu shmang presionit austo-hungarez si dalezote e elementit katolik ne Shqiperi. Kultursprotektoriati conte uje ne ruajtjen e identitetit kulturor te mbetur.
Shkodra u be keshtu nje qender e hapur ekonomike dhe e gatshme per te asimiluar kulturalisht elemente integrues qe vinin nga marredheniet me shtetet ne rajon e me gjere. Konsullata te shume shteteve u hapen ne Shkoder, ndaj kemi edhe fenomene te shume emrave qe behen protogoniste te qytetit, si Pietro Marubin e Arsen Idromenon, Scagnettin e Giacinto Siminin etj. Udheheqesit mendore e shpirterore te Shkodres kishin kaluar kalvarin e veshtiresive e ishin kthyer ne Liberatore te Rilindjes Kombetare, emra te tille si Pashko Vasa e Zef Jubani, Luigj Gurakuqi e Faik Konica, Gjergj Fishta e Kole Idromeno, Ndre Mjeda e Pjeter Marubi. At Gjergj Fishta me thenien e tij te famshme mbas aktit te shpalljes se panvarsise, “Tashti qe u ba Shqypnija, duhen me u ba shqiptaret” ishte sinkron me nje lulezim edhe ne fushen e kultures se ketij qyteti. Pjeter Marubi me studion e pare fotografike qysh ne vitin 1858, pas 20 vjetesh Kole Idromeno pikturonte motren Tone e me pas troket ne Shkoder e para orkester frymore me maestro Giovani Kanale pa harruar At Leonardo De Martino ne vitin 1879 i cili do organizonte te paren shfaqe teatrore me nxenesit e mesuesit e kolegjit Saverian.
Pyetja kush jemi dhe si mund te identifikohemi u be prerogativi i kohes. Sipas autores CAPALIKU, sistemi publik e privat, laik e religjoz u be baza e krijimit te jetes kulturore shqiptare e asaj shkodrane ne vecanti. Nga ana tjeter, shtypi i qytetit me letersi e publicistike, me vepra e polemika shtypi, me militantizem social, me hapje si kurre me pare nga Perenidimi, i behej nje prijes i sigurte zhvillimit. Klube, shoqeri e komisi, librari dhe sallone artistike, letersi eksperimentale e tradicionale, bashkejetonin e grishnin per debat njeri – tjetrin. Ky mentalitet qytetar u shtri ne te gjithe Shqiperine me njerez si Thoma Turtulli ne Korce i cili me parate e veta ngriti ne vitet ‘30 nje bibloteke publike ne Tirane, me hapjen e kinemave private nga vllezerit Beshiri, Obdari etj.
Inter arma, silent musae, eshte nenkapitull i cili shtjellon edhe fillimin e dokumentit ne Shqiperi me Statutet e Shkodres deri ne vitin 1469 pergjate leximit te te cilave mahnitesh kollaj prej perfytyrimit qe krijohet per nje qytet krejtesisht evropian, piktoresk e qe nuk i le asgje mangut qyteteve te famshem te asaj kohe. Historia e botimit te te parit romancier shqiptar Ndoc Nikajt e treguar nga At Gjergj Fishta na jep dhe klimen kulturedashese qe ekzistonte ne Shkoder e me sa dashamiresi ajo financohej nga zoteria me mbiemrin Dodmasej per botimin e ketij libri. Ne vitin 1944 numeroheshin ne qytet 28 bibloteka te rendesishme me karakter albanalogjik. Kurse ne pikepamje editorial ne Shkoder deri ne 1944 u botuan rreth 60 revista, gazeta e kalendare.
Me ardhjen ne pushtet te komunisteve biblotekat e deriatehershme u pane si vatra te infektuara qe duheshin mbajtur nen kontroll, duheshin seleksionuar, duheshin krijuar fondet e rezervuara e keshtu lindi termi “libra te ndaluar”. Willi Kamsi tregon mbi barbarine qe eshte bere ne biblotekat e Jezuiteve e Franceskaneve. Ndersa hiqeshin raftet e librave librat liheshin pertoke ne mesin e sallave ne meshiren e kujtdo. Kamione te tere vershonin me thase e dengje librash, drejt Ures se Bunes per ne Jugosllavi, gjoja per karton, por ne fakt pas nje perzgjedhjeje te kujdesshme pasuruan biblotekat e Jugosllavise tue cveshe Shkodren prej tyne. Madje si nje prove te kesaj kemi pranine e doreshkrimit te “Lahutes se Malcise” se At Gjergj Fishtes ne njerin prej intitucioneve te Zagrebit.
Dhuna e madhe ndaj biblotekave fetare te intitucioneve fetare u ushtrua kryesisht nga viti 1967 atehere kur edhe u shpall zyrtarisht ateizmi. Ne castin e sekuestrimit nje pjese e librave u dogjen, nje pjese tjeter u vodh dhe nje pjese tjeter shkoi ne fondin e biblotekes shteterore. Pas viteve ‘90 industria e librit u privatizua, tregu i librit u liberalizua, sistemi i konservimit te kultures se shkruar u demtua rende. Ne Shkoder pati nje bastisje te re te biblotekes publike me 1992 me ndodhjen e trazirave te 2 Prillit.
Shtypshkronjat ne Shkoder, deri ne maj te vitit 1946 kur u shtetezuan, ishin shtypshkronja “Seminari Papnuer” qe filloi e u themelua prej eterve jezuite ne 1870, shtypshkronja “Taraboshi”, shtypshkronja “Kaculini”, shtypshkronja “Ora e Shkodres”, shtypshkronja “Nikaj”, shtypshkronja “Franceskane”, shtypshkronja “Republika”. Keto shtypshkronja kane pasur nje rol te jashtezakonshem ne perhapjen e dijes dhe pasurimin e bibliotekave.
Nga shterimi i te dhenave prej autores Capaliku nuk mund te mos permendim edhe rubriken “Tregtimi i librit” ku sipas saj libraria me e hershme permendet ajo e “Dugajve te Reja” e Filip Shirokes, librari “Lacej”, librari “Broja” dhe librari “Nikshiqi”. Padyshim, sipas autores pasurimi i bibliotekave te ketij qyteti me dokumente e materiale serioze nga te gjitha bibliotekat dhe arkivat e ndryshme te Europes, u be nga hulumtuesit jezuite dhe franceskane. Vepra te rendesishme fondamentale per historine e Shqiperise si “Iliricum Sacrum”(Farlati – Koleti), Kadastri Venedikas i Shkodres. Ne vitin 1929 fryti i gjurmimeve ishte dhe sjellja ne Shqiperi e tre kopjeve te fotokopjuara te Mesharit te Gjon Buzukut nga ana e At Justin Rrotes. Mustafa Pasha i fali vakefit biblioteken e tij dhe ndertoi nje biblioteke me libra te zgjedhur e shume te shtrenjte. Ne vitin 1926 Fishta i fali bibliotekes librat e perdorimit te vet. Nje nder projektet te bera nga Fishta ishte ai i bibliotekes qe u realizua ne vitin 1930 me ndihmen e zvicerianes Maria Buhler.
Bibliografet shkodrane pasqyrohen nga autorja si permbushje e nje mozaiku kulturor shkencor te domosdoshem per shkencen albanologjike. E para bibliografi e krijuar ne Shkoder ishte ajo e A. Xanonit. Sipas Jup Kastratit i cili argumenton se bibliografia shkodrane pati nje hov ne dhjetevjecarin e dyte te shekullit te XX.. Justin Rrota, At Fluvio Cordinjano, Karl Gurakuqi, Benedikt Dema jane pioneret e bibliografise, pa harruar bibliografet Willy Kamsi, Paloke Daka dhe Luigj Shestani, Bep Jubani, Faik Lulin, etj.
Autorja Capaliku kur shteron tezen e bibliotekave te hershme i referohet Aleksander Stipcevicit, ketij studiuesi kroat i cili ne vepren e tij madhore “Historia e librit” shenon se ne Iliri ka pasur 72 biblioteka dhe disa syresh kane qene dhe ne Shkoder. Qendra te rendesishme te adminstrates e te kultures me arkiva e biblioteka te famshme kane qene arqipeshkevite e Durresit, Tivarit, Shkodres e Shkupit. Faktet e dokumentuara tregojne se bibliotekat e organizuara datojne qe ne vitin 1683 me biblioteken e Bogdanit. Nje biblioteke e mocme si dhe ajo e Bogdanit nuk ekziston me sepse u dogj, ka qene e Myftiut te Tabakeve apo Kellycit. Kjo biblioteke ka qene shume e pasur me doreshkrime ne gjuhen orientale e themeluar ne vitin 1750 nga Hasan Kellyci me 3000 kopje. Nder eksponatet me interesante te saj duhen permendur “ABC-ja shqipe” e vitit 1900 si dhe dy tabela astronomike te H. Tasimit.
Baticat e zbaticat e qyteterimit shkodran na cojne tek biblioteka e jezuiteve dhe franceskaneve. Bibliotekat e shoqerive kulturore te cilat datojne nga viti 1919 me tre shoqeri kulturore “Bashkimi”, “Agimi” dhe “Gjuha shqipe”. Ne keto shoqeri si dhe ne komesine letrare kemi shkencerisht te vertetuar tashme tezen se fondet per krijimin e bibliotekes kombetare shqiptare jane nga keto biblioteka. Hile Mosi qe drejtonte shoqerine “Vellazenia” i dhuroi 3000 vellime ne vitin 1922 Bibliotekes Kombetare te ndodhur ne Tirane.
Bibliotekat private jane nje safir qe e pasurojne gjerdanin e kultures shkodrane, gje qe tregon frymen perendimore te ketyre koleksionisteve te palodhur shqiptare. E tille ishte biblioteka e Lluka Karafilit me pseudonimin Bardhyli me 2500 libra, Lec Harapi me libra te cmuar per studimet albanologjike e balkanologjike. Po keshtu shume e rendesishme ka qene biblioteka e Anxhelin Saracit. Biblioteka e familjes Idromeno, biblioteka e vellezerve Ivanaj, biblioteka e italianit At Fluvio Kordignanos, biblioteka e Kol Kamsit, bibloteka e Jup Kastratit, apo bibloteka e Eilli Kamsit dhe bibloteka e Tef Topallit, Tomorr Osmanit, Hamet Osjes, Rakip Gjylbegut. Biblioteka publike “Marin Barleti” e krijuar ne vitin 1934 eshte sot biblioteka me e pasur pas asaj kombetare te ndodhur ne Tirane. Biblioteka e Muzeut Historik e cila se fundmi eshte pasuruar nga fondi i mrekullueshem i librave te Arshi Pipes. Libri me i hershem i bibliotekes se muzeut eshte ai i Budit i vitit 1621.
Librat e rralle si “Historia de Vita et Gestis Georgii Castrioti Scanderbegi” e Marin Barletit (1508-1510); “Doktrina e krishtene” e Budit, jane ikona qe shndrisin prej shekujsh kulturen e qytetit te Shkodres. Zvetenimet nga hordhite pushtuese nuk ia kane arrite me e humbe shkelqimin e kohrave te mot motit kesaj zoje te rande sic ka qene e do te jete Shkodra. Autorja e librit e ndien qytetin e saj te lindjes, e prek dhe e shenjon me admirim ne cdo dokument apo faqe historie me vezhgim shkencetari dhe pa hyjnizime. Ajo i therret kujteses njerezore ne cdo rresht libri, faqe, dokumenti per te ndertuar nje Rozafe qe nuk prishet ne mendjen e bashkeqytetareve dhe bashkekombasve te saj. Pyetja qe shtron autorja pas nje rilindje te bibliotekave neper institucionet fetare dhe publike a do te kete po ate pjellori mendore Shkodra, a do te mbillen fidanat e ideologjise kombetare?
Categories: