Studimet e fundit të bëra nga neuroshkenca japin disa fakte intriguese në lidhje me atë që truri i disa lloj kriminelëve është i ndryshëm nga ai i njerëzve të zakonshëm. Ndërkohë që këto zbulime mund të përmirësojnë të kuptuarit tonë për sa i përket sjelljes së kriminelëve, ato ngrenë gjithashtu çështje morale në lidhje me mënyrën se si shoqëria duhet që t’i përdorë këto informacione për të luftuar krimin.
Ata që e kanë këtë lloj çrregullimi “zakonisht nuk kanë asnjë ide se çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe. Ata mund të shkelin ligjet dhe të drejtat e të tjerëve pa e kuptuar se çfarë janë duke bërë, ose më mirë pa e kuptuar se janë duke bërë diçka shumë të keqe”, thuhet në studim.
Skanimi i trurit që u është bërë personave me sjellje antisociale, krahasuar me skanimin e trurit të njerëzve të tjerë që kanë sjellje normale, tregon për një reduktim mesatarisht me 18% të volumit të trurit në lobin frontal të tij, të kategorisë së parë të personave, pra antisocialëve.
“Amigdala është vendi ku ndodhen emocionet. Psikopatët nuk kanë emocione. Atyre u mungon ndjeshmëria, keqardhja dhe ndjenja e fajit”, thuhet në këtë studim
Categories: