Gjenial dhe karizmatik, nuk eshteky pershkrimi i drejtorit te ri ekzektutiv te Apple, por i nje djaloshi 12 vjecar.

Thomas Suarez, ka magjepsur Ted ne Manhattan Beach, ne Kaliforni, me prezantimin e dy aplikacioneve te kompanise se tij, CarrotCorp. Ai, ishte i ftuari special per mbajtjen e nje fjalimi ne nje konference per teknologjine dhe programimin i cili nuk ka zhgenjyer aspak.

Inkurajuar nga prinderit dhe mesuesit, per pasionin e tij ne krijimin e programve, vogelushi Suarez ka themeluar edhe nje aplikim club ne shkolle, ku gjenite e vegjel si ai mund te argetohen duke krijuar aplikacione per iPhone duke mos u kufizuar vetem ne lojrat para ekranit te kompjuterit.


Thomas pranon se idhulli i tij eshte gjeniu Steve Jobs, dhe jo rastesisht e ka quajtur kompanine e tij te zhvillimit te softuereve Carrot (karrote) Corp, frymezuar nga Apple (molle) e idhullit te tij, Jobs.

Categories:

Leave a Reply