Ne nuk jemi kurre te lumtura kur eshte fjala per floket tona, shpenzojme shume produkte, bejme kujdes ne ate qe hajme, por gjithmone ankohemi per flokun tone.
Problemi me i zakonshem qe shton pakenaqesine e pergjithshme jane floket e thate, te ashper, qe prekin femrat ne cdo lloj moshe me floke te gjate, te shkurter, kacurrela.
Shume here floket thahen dhe rezultojne me pak te ndritshem se sa duhet per shkak te stresit.
Megjithate, ne kundershtim me ate qe mund te duket, mjafton vetem shume pak per te hidratuar korrektesisht floket, pa shkuar ne parukeri per dhjetra e dhjetra trajtime.
Nisemi nga baza, me nje shampo te mire. Kjo nuk do te thote thjesht te kesh nevoje per nje produkt te mire per te mbajtur rezultatin e duhur, sesa ta perdorni ate mire.
Shampo eshte mire te perdoret gjithmone ne sasi te vogla, sepse ne rast te kundert, ka gjasa te dobesohen, vecanerisht nese i lani floket shpesh.
Hap tjeter thelbesor, gjate fazes se larjes, eshte masazhi i kokes nepermjet levizjeve te ngadalshme dhe energjike me maje te gishtave, sepse stimulon qarkullimin e gjakut, duke i dhene nje shtyse energjise ne floke.
Perpara se te dilni nga dushi, mos harroni te perdorni balsamin pas shampos, sepse jo vetem hidraton floket, por u jep atyre nje shkelqim te larte.
Hapat, ne kete faze jane shume te thjeshta, shperndani nje sasi te vogel te produktit ne mes te gjatesise deri tek majat dhe lereni ate te qendroje per disa minuta dhe krehini perpara shpelarjes.
Per ata qe kane kohe ne dispozicion dhe deshire, maska eshte ideale dhe do te ishte mire qe te aplikohet para shampos, per t’i dhene mundesi produktit te veproje me shume.
Pas larjes, kalojme ne hapin tjeter te rendesishem, tharja. Natyrisht i nxehti kontribuon ne demtimin e flokeve.
Per kete arsye do te ishte me korrekte nje faze e pare, sigurisht per ata qe kane kohe, lerini te thahen floket ne menyre natyrale, sidomos nese i keni floket e gjate, sepse kjo menyre i jep shkelqim me te madh.
Fillimisht thajini me peshqir, me pas me tharesen e flokeve, e cila duhet te kete nje temperature te ulet dhe me koke poshte (ne te kundert floket do te thahen me shpejt dhe lehtesisht).
Eshte e vertete qe kur eshte ftohte nuk ke kohe per te ndaluar ne detaje, por keto hapa te thjeshta te perditeshme, do t’ju ndihmojne t’i japin jete flokeve dhe juve gjithashtu.

Categories:

Leave a Reply