Astronomët zbulojnë një yll i cili rrotullohet 300 herë më shpejtë se çdo yll tjerë në univers
Sa shpejtë mund të rrotullohet një Yll?
Për shembull, Dielli ynë, rrotullohet me një shpejtësi prej 2 kilometrash në sekondë.
Astronomët zbuluan një Yll i cili i përket një galaktike tjetër, por që rrotullohet 300 herë më shpejtë se Dielli ynë, që arrin shpejtësinë rekord të 600 kilometrave në sekondë.
Me këtë shpejtësi, një aeroplan do të mund të bënte xhiron e botës -rrotullimin rreth globit- për një minutë e pak sekonda.
Ylli i zbuluar quhet, VFZS 102 dhe është zbuluar Mjegullnajën e Merimangës.
Mjegullnaja e Merimangës, është një mjegullnajë me përbërje garzash dhe pluhuri kozmik, në një distancë 160,000 vjet dritë larg dhe ndodhet në Mjegullnajën e Madhe të Magelanit, e cila është galaktika më e ndritshme që ndodhet dhe sillet rrotull galaktikës sonë.
Në një studim të cilin, astrofizikanët do ta botojnë numrin e ardhshëm në revistën shkencore Astrophysical Letters astronomët pohojnë se ylli VFTS 102, është ylli i cili rrotullohet më shpejtë se çdo yll tjetër që dihet apo është zbuluar ndonjëherë.
Yjet e vetëm, të cilët rrotullohen më shpjetë se çdo yllë tjetër janë yjet e vdekur, të quajtur si Pulsars.
Ylli VFTS 102 e ma mazën e tij mbi 25 herë më të madh se Dielli dhe është 100,000 herë më i shndritshëm se ai.
Në përfundim i mundshëm, i këtij ylli do të jetë ai i një shpërthimi të ngjashëm me një super-nova.
Në studimin e tyre, astrofizikanët tentojnë t’i japin një shpjegim të mundshëm, shpejtësisë marramendëse të këtij ylli. Ata ja atribuojnë shpejtësinë ndërveprimeve të tij me Palaspar PSR J0537-6910, në një distancë 12 parsek, të cilat ishin binarë.
Categories: