Shkencetaret terheqin verejtjen se njerezit qe pine duhan mund te humbin rreth nje te treten e kujteses se tyre te perditshme.
Sipas nje studimi te Universitetit Northumbri, cigaret mund te demtojne madje nje te treten e memories se njeriut.
Nese duhanpiresit heqin dore nga vesi i tyre, atehere mund ta kthejne aftesine e te mbajturit mend ne nivel pothuajse te njejte me personat qe nuk konsumojne duhan, thone shkencetaret.
Ne studim kane marre pjese mbi 70 studente te moshes 18 deri 25-vjec.
Doktori Tom Heferman, i cili ka kryer hulumtimin, beson se rezultatet do te jene te dobishme ne fushatat kunder pirjes se duhanit.
“Duke pasur parasysh se ne Britanine e Madhe ka 10 milione duhanpires, ndersa ne SHBA madje 45 milione, eshte e rendesishme qe te kuptohet ndikimi i pirjes se duhanit ne funksionet e perditshme, prej te cilave potenciali i memories eshte shembull i mire. Ky eshte studimi i pare qe ka hulumtuar nese braktisja e pirjes se duhanit ndikon ne memorie”, ka thene Heferman.
Ai thote se nese duhanpiresit heqin dore nga pirja e duhanit, nje gje e tille do te ndikoje ne kthimin e funksionit kognitiv, e cila eshte aftesia per te mesuar gjerat e reja, per te mbajtur mend dhe per te perpunuar informacionin e marre.
Ekipi i shkencetareve te udhehequr nga Heferman do te vazhdoje te studioje ndikimin e pirjes pasive dhe ndikimin e nivelit te trete, i cili nenkupton toksinen e cila mbetet ne perde dhe mobilie si rezultat i pirjes se duhanit.
Categories: