KOSOVE – Ne afersi te vendkalimit kufitar ne Jarine ne veri te Kosoves, jane degjuar te shtena me arme zjarri, ka konfirmuar per mediat, zedhenesi i forcave paqeruajtese Kai Gudenoge.
“Ka pasur te shtena nga arme te vogla zjarri, qe kane ardhur nga turma, nga serbet e mbledhur aty prane tek porta 1”, ka thene Gudenoge.
Per pasoje jane regjistruar edhe disa te plagosur, raporton agjensia e lajmeve Beta. Trupat e KFOR-it kane perdorur gazin lotesjelles per te shperndare nje grup serbesh qe kundershtonin mbylljen e rruges alternative Kosove-Serbi si dhe heqjen e barrikadave ne afersi te Jarinjes.
Serbet kane hedhur gure ne drejtim te ushtareve te KFOR-it te cilet me pas kane perdorur gazin lotsjelles per te mbajtur nen kontroll situaten.
Njoftimet nga veriu bejne te ditur se situata vazhdon te mbetet e tensionuar ndersa qindra serbe po qendrojne ne afersi te ushtareve te KFOR-it qe kane arritur te heqin pjeserisht barrikadat ne afersi te portes 1 si dhe te mbyllin nje rruge alternative qe lidh Kosoven me Serbine.
Zedhenesi i KFOR-it, Ralf Adamek ka thene se trupat paqeruajtese do te vazhdojne operacionin per menjanimin e barrikadave nese vleresohet e nevojshme.
Ne kuader te zhvillimeve me te fundit, edhe misioni i EULEX-it ka kerkuar qe rruget te lirohen per qarkullim. Zedhenesi i KFOR-it, Ralf Adamek, ka konfirmuar se gjate aksionit te se martes ne mengjes jane ndaluar 5 persona, te cilet i jane dorezuar policise se EULEX-it dhe pas marrjes ne pyetje jane liruar. 5 personat ne fjale kundershtuan perpjekjet e ketyre forcave per heqjen e nje barrikade ne Jarine.
Categories: