Trajneri i Barcelonës, Guardiola e dëshiron mbrojtësin e Bolton Wanderers, Gary Cahill në tregun e janarit.
Daily Star thotë se kampionët e Evropës e kanë vënë Cahill në listën e tyre të të kërkuarve dhe pritet të bëjnë një ofertë në dritaren e transferimit të janarit.
Bosi i Barçës, Pep Guardiola e ka spikatur mbrojtësin e Anglisë dhe e ka ndjekur atë disa herë këtë sezon dhe thjeshtë ka qenë i impresionuar me lojën e tij.
Një burim spanjoll tha: “Kjo mund të duket e pabesueshme, por Barcelona po e ndjek Cahill prej kohësh.”
“Ata mendojnë se ai është i mirë me topin dhe shumë i fortë në fazën difensive, kështu që pse mos ta marrin.”

Categories:

Leave a Reply