S.Pellegrino dhe Bvlgari sjellin magjine italiane ne restorantet me luksoze ne bote

Shishja e ujit italian lider ne bote, tashme me madheshtine e etiketes vezulluese nga bizhuterite Bvlgari: S.Pellegrino dhe Bvlgari zbulojne shishen e cmuar si nje finalizim te bashkepunimit mes tyre.

Gjate nje ekspozite ne Paris dhjetorin e kaluar, keto dy marka te njohura italiane vendosen idene e projektimit te nje dizanji unik dhe prestigjoz te shishes se ujit San Pellegrino, duke konceptuar etiketen me gure te cmuar dhe brilante nga bizhuterite Bvlgari.

Duke ndare te njejtat vlera: trashegimine, prestigjin, kualitetin, shramin dhe perjetesine, Bvlgari dhe S.Pellegrino konceptuan se bashku nje interpretim te ri te stilit Italian. Ky edicion special dhe i papritur i shishes ploteson profilin e tyre gjithmone te prirur drejt persosmerise, pasionit dhe perfeksionit.

S.Pellegrino, si nje ambasador i stilit italian ne te gjitha tryezat ne mbare boten, eshte gjithmone ne kerkim te bashkepunimeve te reja markat italiane te modes, te cilat kane nje reputacion ne nivel nderkombetar dhe nje stil unik.

Nga kjo pikepamje “S.Pellegrino sparkles with Bulgari”, edicioni i dyte special pas bashkepunimit me Missoni, konsiderohet si nje himn dedikuar madheshtise italiane.

Edicioni ekskluziv “S.Pellegrino sparkles with Bvlgari” mberriti edhe ne tregun shqiptar, per te qene i pranishem per nje periudhe kohore edhe ne tryezat e restoranteve me prestigjoze.

Ceremonia e prezantimit te shishes se ujit ne Tirane u be me 30 shtator ne restorantin dhe Club-in me te ri ne tirane- Diesel Hall- ne prani te 200 te ftuarve VIP, nga fusha e modes si dhe njerez te njohur te ekranit shqiptar.

Dren Abazi dhe Zig Zag orkesstra kane qene tingulli i zgjedhur per kete mbremje gala me klas dhe elegance.

Categories:

Leave a Reply