Miss Kosova dhe “Miss Serbia”, në një foto të përbashkët kanë shqetësuar disa media serbe, të cilat e kanë komentuar këtë veprim si një pranim i pavarësisë së Kosovës nga ana e serbes bukuroshe. Fotoja është bërë në garën për “Miss Universe” në Rio, në Brazil, ndërsa bukuroshja serbe, Ana Sharanoviç është detyruar të sqarojë pas aludimeve për “tradhti kombëtare” se si ka ardhur deri të fotoja me “Miss Kosovën”, Afërdita Dreshaj. Bukuroshja serbe ka thënë se gjithçka bëhet për shkak të mirësjelljes dhe se ajo i qëndron idesë që Kosova është Serbi.

Categories:

Leave a Reply