TIRANE - Aktori i njohur i humorit Vasillaq Vangjeli ka nderruar jete ne moshen 63 vjecare mbreme ne spitalin Ushtarak pasi vuante nga semundja e diabetit.
Ka 45 vjet ne skene. Me intuite te holle e spontanitet te admirueshem ka bere per vete me qindra-mijera spektatore duke u kthyer keshtu ne nje nder artistet me te dashur per ta e sidomos ne fushen e humorit e te skenes.
Aktori Vasillaq Vangjeli eshte i njohur me se shumti ne skenen e teatrit te Estrades se Tiranes dhe ate kombetare, ku ka interpretuar disa dhjetera role.
Po ashtu ai spikati edhe ne kinematografi dhe ne disa telefilma.
Vasillaq Vangjeli interpretoi me mjeshteri dhe doza te forta humori, edhe personazhe si "Sillo" - Enver Hoxha, ne filmin “Gjuetia e Fundit” por me i njohur per publikun eshte padyshim roli i Kocit tek filmi "Zonja nga qyteti".
Ka interpretuar me sukses edhe ne kinokomedite: "Te gjalle apo te vdekur" ne rolin e Sillos, nje nga kryerolet e tij, "Nje dite pa pune", "Oreksi i madh", "Canta e zeze", "Perralla e Trimit" nga Koco Devole, "Qefllinjte" nga Agron Goga etj.
Me sukses ka interpretuar edhe ne flimin artistik, i preferuar nga regjisoret me te mire si Dhimiter Anagnosti, Gezim Erebara, Piro Milkani, etj.
Ne kinematografi e nisi me filmin "Toka e pergjakur", "Pylli i Lirise", , "Shoku yne Tili", "Kur ndahesh nga shoket", "Lulekuqet mbi mure", "Radiostacioni", "Yjet mbi Drin", "Enderr per nje karrige", "Dasma e shtyre", "Ne vinin nga lufta ", "Rrethimi i vogel", etj. Aktori i mirenjohur i humorit Vaso Vangjeli eshte dekoruar me urdhrin "Naim Frasheri" te klasit te pare.
Categories: