Në fakt, do të ishte më mirë po të theksonim se trupi dhe fytyra e saj refuzojnë të pranojnë se Mihrija i ka shkelur me kohë të 40-at, pasi rrezaton bukurinë dhe energjinë e një 20-vjeçareje.Mihrije Braha nuk dëshiron ta pranojë se ka hyrë në një fazë të jetës, ku trupi dhe fytyra marrin gjurmët e kohës.
Këtë vit, për ta demonstruar më mirë këtë, Mihrija ka realizuar edhe një set të shkëlqyer fotografish me bikini, ku duket qartë se përse femrat edhe më të reja në moshë e xhelozojnë, sidomos kolege të saj…
E kur vjen puna te vitet për të cilat këngëtarja pyetet shpesh nëpër intervista, Mihrija ka gjetur një formulë të suksesshme.
Motoja e saj më e fundit është: “Shikoni fotot e mia, jo vitet”.
Edhe pse tingëllon paksa arrogante kjo shprehje, në rastin e Mihrije Brahas funksionon më së miri, sepse forma e saj fizike sfidon të paktën një dekadë që ajo mban mbi shpinë.
Për të thuhet se përdor kremra të veçantë të krijuar enkas në laboratorët zviceranë, me formulën e ADN-së së saj, gjë që Mihrija vetë e ka mohuar, sikurse edhe operacionet plastike.

Categories:

Leave a Reply