Pervoja jashtetrupore eshte fenomen i shpeshte dhe ate pak para zgjimit nga gjumi, ndersa lidhet me endrrat piktoreske dhe halucinacionet qe mund te cojne deri te ndjenja e ngritjes ne ajer.
Ndjenja qe jemi te vdekur, parafytyrimi qe “shpirti” ka leshuar trupin, rrugetimi drejt drites se forte ne fund te tunelit, shkuarja ne realitet tjeter ku dashuria dhe lumturia jane gjitheperfshirese, te gjitha keto pervoja te vdekjes se afert jane regjistruar neper kultura te ndryshme, ndersa te dhenat e para te shkruara datojne qe nga Greqia antike. Shume fenomene te lidhura me pervojat e vdekjes se afert apo vdekjes klinike mund te shpjegohen biologjikisht, konsideron neurologu, Dean Mobbs, nga Universiteti i Cambridge, i punesuar ne Keshillin per hulumtime mjekesore dhe shkencore te trurit.
Per shembull, ndjenja qe njeriu eshte i vdekur nuk eshte e kufizuar vetem ne pervojen e vdekjes klinike – ne te semurit me te ashtuquajturen sindrome te Cotardit, respektivisht te “kufomes qe ecen”, pacienti gabimisht beson qe eshte i ndjere apo i vdekur. Ky crregullim shfaqet pas traumes, gjate fazave te avancuara te tifos dhe sklerozes se shumefishte dhe eshte i lidhur me nje zone te trurit. Pjesa e mesme e trurit zakonisht eshte e perfshire ne proceset e kujdesit, ndersa ajo frontale ne pervojen e ndryshuar te realitetit tek crregullimet, sic eshte skizofrenia.
Pervoja jashtetrupore ose e braktisjes se trupit eshte fenomen i shpeshte dhe ate pak para zgjimit ose gjate gjumit. Paraliza e gjumit, respektivisht pervoja e paralizimit derisa jeni akoma te vetedijshem per boten e jashtme, eshte regjistruar ne 40 per qind te te gjithe njerezve, ndersa lidhet me endrrat piktoreske dhe halucinacionet te cilat mund te cojne deri te ndjenja e qendrimit pezull ne ajer jashte trupit personal.
Per shkak te dopamines takohen te vdekurit
Funksionimi anormal i dopamines, neurotransmetues i cili mund te shkaktoje halucinacione. Pikerisht per shkak te kesaj te semuret nga semundja e Parkinsonit shpesh kane deshmuar per vizionet e shpirtrave, madje edhe te perbindeshave.
Drita ne fund te tunelit eshte loje e neuroneve
Numri i madh i ilaceve dhe drogave, sic eshte anestetiku ketamina, mund te shkaktojne pervoja dhe halucinacione jashtetrupore. Vizioni i tunelit mund te ndodhe kur ndalet qarkullimi i gjakut dhe oksigjenit deri te syte. Atehere fillojne te vdesin neuronet ne qendren per shikim te cilet perndryshe perpunojne pjesen periferike te fushes se shikimit.
“Per nje sekonde para syve me ka kaluar krejt jeta”
Per pervojen shume te perhapur te “kalimit te jetes para syve” fajtor eshte vendi ne regjionin e trurit te mesem, i cili liron noradrenalinen – hormonin e stresit. Ai vend eshte shume i lidhur me regjionet e trurit, te cilat ndikojne ne emocionet dhe memorien, sic jane amigdala dhe hipotalamusi.
Categories: