Vazhdon beteja ligjore mes dy kompanive te medha te teknologjise, Samsung dhe Apple. Dy rivalet prej muajsh po zhvillojne nje beteje mbi te drejtat per smartphone dhe tabletat.

Apple pretendon se kompania nga Koreja e Jugut ka shkelur patenten e saj me linje e smartphone Galaxy dhe kompjutereve tablete duke argumentuar se Samsung ka kopjuar dizajnin, pamjen dhe ndjeshmerine e iPhone dhe iPad.

Me kete argument nje gjykate ne Duseldorf pranoi kerkesen e Apple per te ndalur shitjen e Galaxy Tab 10.1 ne Gjermani.

Pas ketij vendimi Samsung ka terhequr tableten e re nga panairi me i madh i elektronikes IFA qe mbahet ne Berlin.

Samsungu eshte kunderpergjigjur duke thene se Apple ka bere te njejten gje me patenten e Wireless-it.

Categories:

Leave a Reply