Dita e shtune edhe pse zyrtarisht nga administrata regjistrohet si dite pushimi, 15.000 regjistruesit do te dalin ne pune duke trokitur ne dyert e shqiptareve per te filluar edhe me regjistrimin e popullsise.

Procesi do te zgjase deri me 21 tetor. Shqiptaret do t'u relatojne te gjitha te dhenat e tyre, perfshi dhe kombesine dhe besimin fetar, dy ceshtje mjaft te debatuara jo politikisht, por publikisht nga shoqeria civile, e pikerisht nga Aleanca Kuqezi, qe aktualisht drejtohet nga nenkryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise, Kreshnik Spahiu.

Sipas INSTAT-it, perkatesia etnike dhe ajo e besimit mbetet ne deshiren e deklaruesit ta beje te njohur apo jo, pra nuk eshte detyrim. Ndersa Aleanca kerkon qe keto dy pika te mos plotesohen nga shqiptaret, pasi do te kete manipulime dhe te dhena jo te sakta sa i takon numrit te minoritetit grek apo sllav ne Shqiperi, te dhena qe mund te manipulohen edhe me gjendjen civile.

Ne nje interviste per “Gazeta Shqiptare” aktivisti kryesor, pas Kreshnik Spahiut, i Aleances Kuqezi, Endri Shabani, shpjegon faktin se pse eshte rrezik per kombin numerimi i shqiptareve mbi baze etnie dhe fetare.

Sa i takon deklarimit te besimit fetar, kete shume mire, sipas Shabanit, mund ta bejne vete besimet fetare ne vend, pasi shteti ne Kushtetute eshte i percaktuar si laik. Ndersa sa i takon etnise, ajo nuk eshte e nevojshme te behet, pasi regjistri i Gjendjes Civile e percakton qarte etnine e shqiptareve.

Categories:

Leave a Reply