David Beckham po pergatitet per rikthimin e rradhes ne Europe. Mesfushori anglez, ish i Milanit dhe i Manchester United, eshte ne skadim te kontrates me Los Angeles Galaxy, ndaj eshte duke menduar te largohet nga Major League per te tentuar per here te fundit aventuren ne Premier League. Klubi me i favorizuar eshte Tottenham, klub i cili qe dimrin e shkuar ishte shume prane blerjes se lojtarit.

Menaxheri Harry Redknapp pret me padurim:

“Nese David do te deshironte te vinte tek Tottenham do ta prisja me krahe hapur. Eshte absoulutisht ne gjendje per te luajtur ne Premier League ende. Nuk eshte nje ceshtje shpejtesie. David eshte unik ne cilesine e tij si njeriu-asist. Eshte nje talent i madh dhe ende mund te shkelqeje. Kemi punuar edhe me pare se bashku dhe profesionizmi i tij i ka lene te gjithe me goje hapur, eshte sidomos edhe nje shembull per me te rinjte”.

Categories:

Leave a Reply