Në pyjet me shumë të reshura të Atlantës në shtetin brazilian Baija, në verilindje të vendit, është zbuluar një bimë e re specifike me faktin ajo vetë përkulet për të futur në dhe farën e vet.
Siç transmeton BBC, ky lloj bime e e quajtur spigelia genuflexa, pas formimit të frytit, përkulet në tokë për vendosur gëzhojat e bimëve në tokë e ndonjëherë edhe i mnulon atp me dhe.
Spigelian, për të cilën i kishte një miku i tij, e ka përshkruar Aleks Popovki, botanist i cili e ka katalogizuar dhe ka fotografuar më shumë se 800 lloje që rriten në pronën e tij në Baija.
Botanistja Lena Struve snga Universiteti Rutgers në New Jersey thotë se bima i ka zhvilluar aftësitë e veta të jashtëzakonshme për disa shkaqe.
Meqenëse ka jetë të shkurtër dhe ka sukses vetëm nëpër disa hapësira, bima mbijeton vetëm nëse e vendos vetë farën e vet. Meqë bëhet fjalë për një bimë njësezonale, bimët e reja nuk e kërcënojnë pasi nuk janë të detyruara të garojnë për hapësirë", ka sqaruar ajo.
Categories: