TIRANE - Ekzekutohet ish-i denuari per trafik nderkombetar droge. 37-vjecari Arjan Selimi, i njohur ndryshe edhe si Armand Andoni eshte qelluar mbremjen e dites se hene ne momentet qe po dilte nga banesa e tij ne rrugen “Babe Rexha", ne Tirane, shume prane zones qe njihet si ish-parku i autobuzeve. Selimi shoqerohej nga 20 vjecari, Klevis Kola i cili ka mbetur i plagosur ndersa eshte trasportuar drejt Spitalit Ushtarak ne gjendje te rende per jeten.
Ngjarja e rende ka ndodhur rreth ores 19:15 ndersa viktima i ishte drejtuar automjetit te tij parkuar aty prane, por pa arritur dot deri atje duke u bere pre e bresherise se plumbave qe dolen nga arma e zjarrit qe i mori jeten atij, si dhe plagosi 20-vjecarin Klevis Kola.
Sipas te dhenave hetimore, rreth ores 19.15, prane rruges “Stavri Themeli”, tek ish-serat ne Tirane, jane degjuar krisma arme dhe menjehere eshte njoftuar policia e kryeqytetit. Ne vendin e ngjarjes jane nisur te gjitha sherbimet e Komisariatit Nr. 2, qe rruges jane vene ne dijeni se ishte vrare nje person dhe ishte plagosur nje tjeter. Sapo kane mberritur ne vendin e ngjarjes, eshte kuptuar se viktima e atentatit ishte Arjan Selimi, i arrestuar prej tyre gjate operacionit “Kompas” dhe i denuar per trafik te lendeve narkotike.
Gjate atentatit kishte mbetur i plagosur edhe adoleshenti Klevis Tole, qe eshte derguar me urgjence ne spital nga vete babai i tij. Sipas mjekeve, i plagosuri ka marre plage ne bark dhe ne kofshe. Nga ana tjeter, policia ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe ka nisur te mbledhe informacion te banoret e zones, duke rindertuar krimin e rende. Burimet policore shpjeguan se Selimi kishte dale nga apartamenti dhe ishte afruar prane makines se tij “Land Rover”, kur nje person eshte drejtuar me automatik ne dore.
Duke i bertitur nje vajze ne rruge, atentatori ka qelluar me bresheri, pa nderprerje ndaj Selimit, duke e lene te vdekur ne vend. Te gjithe banoret jane tmerruar dhe kane vrapuar per t’u fshehur, nderkohe qe plumbat kane kapur nje adoleshent, i cili nxitonte per t’u fshehur. Gjithashtu, ne sheshin para pallatit ndodheshin shume femije e familjare, por fatmiresisht nuk jane plagosur, pavaresisht se plumbat kane demtuar mjete dhe dyqane prane vendit te ngjarjes.
Nga policia vijojne hetimet intensive ndersa ekspertiza e plote ne vendngjarje si dhe deponimi i deshmitareve te mundshem, apo i 20 vjecarit i cili ka mbetur i plagosur do te zbulojne me shume rreth detajeve te atentatit qe i mori jeten biznesmenit Selimi.
Gjithashtu Policia e Shtetit deklaron se eshte duke u hetuar ne disa pista qe do te cojne ne zbardhjen e krimit si edhe identifikimin e autoreve, ndersa po merren ne pyetje persona qe kane dijeni per ngjarjen.
Categories: