Shumë para harxhojnë VIP-at për kirurgjinë plastike në mënyrë që të përmirësojnë pamjen e tyre të jashtme, por duket se zgjidhja më efektive (dhe e lirë) është besimi në Zot.
Salma Hayek tregon se në adoleshencën e hershme iu lut Zotit që t’i rritej gjoksi.
“Më zuri frika sepse shikoja shoqet e mia që po merrnin forma, ndërsa unë nuk kisha asnjë ndryshim. Shokët talleshin me mua sepse isha si djalë”, tregon aktorja meksikane.
Për të zgjidhur këtë “problem”, Hayek iu drejtua një kishe ku thuhej se Zoti bënte mrekullira.
“Hyra në Kishë, futa duart në ujë dhe thashë: "Jezus, të lutem bëj që të më rritet gjoksi!”, kujton Hayek.
Kushdo që sheh tashmë format e saj mund të jetë i sigurtë se mrekullitë ekzistojnë.
Categories: