Ai fitoi rreth 43 milion euro në Austri por në fund mori vetëm 70 euro dhe një fakt ushqimi falas pasi drejtuesit e kazinosë i thanë se kishte fituar xhekpotin për shkak të një gabimi në programimin e kompjuterit.
Behar Merlaku, 26-vjeçari nga Kosova me pasaportë Zvicerane nuk e ka lanë me kaq pasi çështjen e ka çuar në gjyq. Avokatët e tij thonë se 26-vjeçarit i takon të marrë shumën e parave që kompjuteri ka thënë se ai ka fituar një shumë të tillë.
Por drejtuesit e kazinosë pretendojë se kjo ishte një gabim pasi edhe ligji në Austri nuk lejon që fitimit të jetë më shumë se 2 milion euro. Kjo është shumë më e madhe në botë që është fituar ndonjëherë në kazino.
Nesër pritet të mbahet një konferencë për shtyp në Innsbruck në Austri lidhur me këtë çështje.
Ndërsa seanca e parë dëgjimore në gjykatë është parashikuar të mbahet me 10 janar të vitit të ardhshëm.
Fitimin e kësaj shumë ai e ka filmuar edhe me kamerën e telefonit por ky filmim pritet që të përdoret kundër tij për shkak se ai ka 4 simbole të njëjta në linjë ndërsa në kazinotë e Austrisë për të fituar duhet të kesh 5 të tilla.
Categories: