Portorikani Orlando Cruz është ndoshta boksieri i parë në botë që ka pranuar publikisht se është homoseksual.
“Kam qenë gjithmonë gay dhe jam krenar, siç jam krenar që jam portorikan. Nuk dua të fshihem. Vendosa t’i bëj publike prirjet e mia seksuale, pikërisht tani që karriera ime është në ngjitje”- deklaroi boksieri.
Por lajmi nuk ka kaluar pa u komentuar në ambientet e boksierëve, më tepër për faktin se deklaratat e tij mund të dëmtojnë karrierën sportive, pikërisht në kohën kur ai po përgatitej për konkurrime në nivel botëror.
Orlando Cruz, boksier i peshave të lehta, ka regjistruar 18 fitore, 2 humbje dhe një barazim gjatë karrierës së tij.
I pari që e përgëzoi boksierin Cruz ishte këngëtari Ricky Martin, i cili shkroi në rrjetin social Twitter “Komplimente për kurajon e tij”.

Categories: